Wake Up/ Mish, plëndës… presh shqiptarët çudisin pikat doganore me çfarë fusin në valixhe
08/01/2020 12:27

Shqiptarët, gjatë gjithë historisë të tyre të udhëtimeve me avion, kanë spikatur për faktin marrin me vete sa më shumë produkte që të munden, ndonjëherë edhe krejt të panevojshme. Artikujt janë nga më të ndryshmit dhe ndoshta secili prej nesh mund të ketë transportuar diҫka për ta pasur nga Shqipëria ose për t'ja ҫuar të afërmve që jetojnë në një vend të huaj. Disa nga këto produkte që shqiptarët i marrin me vete teksa udhëtojnë janë: mishi i gjallë, fasule, trahana, reҫel, turshi, fruta të thata,vaj ulliri, bimë mjekësore, ilaҫe, mjaltë...etj. Jo pak herë të huajve ju ka bërë shumë përshtypje ky "zakon" i yni. Një nga rastet më të fundit është publikuar dy ditë më parë në faqen patc.com, dhe tashmë ka bërë xhiron e shumë mediave të tjera. Më konkretisht kanë qenë doganierët në aeroportin e Filadelfias në SHBA të cilët janë befasuar teksa kanë konstatuar disa produkte ushqimore në bagazhet e dy shqiptarëve. Rasti është raportuar në 19 dhjetor 2019 dhe produktet që u ndaluan ishin: mish i gjallë, qingj i therur, salҫiҫe, plëndës. Ishte qeni i policisë kufitare i cili zbuloi rreth 14 kg produkte ushqimore. Më tej, gjatë një kontrolli të dytë, specialistët gjetën 6.2 kg mish të një kafshe të egër të panjohur, mish derri, kukurec të papërpunuar, 2.2 kg presh dhe 2 kilogramë gështenja. Duke bërë një kontroll të imtësishëm, mes gështenjave ata gjetën dhe dy insekte të gjalla, një tortricidae, insekt i zakonshëm në Evropë dhe një curculio, që kishte erë të keqe. Produktet u ndaluan për t'u shkatërruar më pas

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30