Raste me meningokoksemi ka pasur çdo vit në Shqipëri, ku sipas një studimi të Universitetit të Mjekësisë, nga 2006-2014 ka pasur rreth 40 raste. Ky është një nga infeksionet që më shpesh haset në periudhën e dimrit , krahas infeksioneve të tjera respiratore, gripit apo virozave që janë pjesë e pandashme gjatë periudhës së ftohtë të vitit. Ndaj për të marrë një informacion më të detajuar rreth meningokotoksemisë dhe infeksioneve të tjera , ishin sot mjeken infeksioniste Dr. Paskuela Prenga nga Spitali Amerikan.