Wake Up/ Mashtrimi i faqeve online me ilaçet. Denoncimi i Dr.Evin Dani: Si u abuzua me emrin tim
08/06/2020 11:15

Shitja e ҫdo lloj produkti online duhet të jetë e kontrolluar jo vetëm për aspektin e cilësisë, ҫmimit por edhe për faktin se mund të rrezikojë shëndetin e njerëzve. Aq më tepër kur bëhet fjalë për medikamente të ndryshme ne duhet të jemi më të kujdesshëm kur vendosim që t'i blejmë ato online në site të papërshtatshme. Herë pas herë profesionistë të fushave të ndryshme, përfshirë këtu edhe mjekë kanë evidentuar website të ndryshme "mashtruese" të cilët përdorin emrat e tyre për të pasur klikime dhe për të shitur produktet. Një rast i tillë ka ndodhur pak kohë më parë edhe me mjekun e njohur androlog Evin Dani. Ai është njoftuar nga pacientë dhe miq të tij lidhur me një faqe e cila jep këshilla dhe shet medikamente të ndryshme duke përdorur emrin e tij. Doktor Dani nuk ka arritur që ta evidentojë se kush e zotëron këtë faqe e cila mashtron qytetarë të ndryshëm duke i bërë ata të besojnë se po marrin rekomandime nga një specialist. Mjeku ka kontaktuar edhe me ekspertë të krimit kibernetik dhe ka vendosur që të hapë një ҫështje gjyqësore në momentin që do të mësojë se cilët janë këta persona që abuzojnë. Ne diskutuam sot me doktorin në studio për rastin e tij konkret por edhe për fenomenin i cili po zgjerohet gjithmonë e më tepër, një fenomen që na rrezikon realisht shëndetin.

Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14
“Tregu i punës ka ndryshuar, avantazh mënyra si i qasesh Inteligjencës Artificiale”/ Wake Up
19/11 10:13
Adi pa se idetë e Silvës nuk ishin shumë shtrak-shtruk/ Wake Up
19/11 10:03
Arjan Ymeri: Kemi fluks aplikimesh në Akademinë e Sipërmarrjes!/ Wake Up
19/11 09:50
Arjan Ymeri: Kemi fluks aplikimesh në Akademinë e Sipërmarrjes!/ Wake Up
19/11 09:38
Çfarë po testohet në bujqësi përmes teknologjisë?/ Wake Up
19/11 09:37
Talentet në diasporë, Arjan Ymeri: Po i sjellim drejt Shqipërisë!/ Wake Up
19/11 09:37
Si ka ndryshuar ekosistemi i sipërmarrjes në Shqipëri që prej një dekade!/ Wake Up
19/11 09:34
Cilat janë “startup-et” që po gjenerojnë të ardhura të mëdha në vend?/ Wake Up
19/11 09:32
A po e përdorni I.A. në punën tuaj dhe si?/ Wake Up
19/11 09:18
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
19/11 09:11
Mbaji pranë ata me të cilët përputhesh, të tjerët lëri të shkojnë…/ Wake Up
19/11 09:11
Mot me vranësira dhe shi, herë pas here priten dhe shtrëngata/ Wake Up
19/11 09:10
Wake Up – Emisioni i Plotë, 18 Nëntor 2026
18/11 10:45
Specialisti imobiliar zbulon zonat ideale për të blerë shtëpi në Tiranë!/ Wake Up
18/11 10:28
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
18/11 10:15
Anila pa “shtrak-shtruk” brenda dhomës dhe vazhdoi serbes/ Wake Up
18/11 10:09
1 në 4 shqiptarë mbajnë antibiotik në shtëpi, eksperti: Shqëtësuese!/ Wake Up
18/11 09:56
Eksperti: Antibiotikët rimbursohen, por ka zvarritje në procedura!/ Wake Up
18/11 09:50