Wake Up/ Mali i Zi mbështet me mbi 250 mijë euro sektorin e medias
30/03/2020 12:31

Qeveria e Malit të Zi po mbështet median dhe informacionin e besueshëm mbi pandeminë e koronavirusit, me mbi 250 mijë euro. Më datë 20 mars ministri i Kulturës së Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviç tha se qeveria do të sigurojë mbështetje për sektorin e medias në vend. Ai njoftoi gjithashtu çeljen e një konkursi që do të jepte 150 mijë euro për prodhimin e informacionit ditor në shtypin e shkruar, në përputhje me situatën e pasojave ekonomike të përhapjes globale të koronës. Ndërkohë të paktën 35 mijë euro u janë shpërndarë 14 transmetuesve lokalë, si mbështetje për të kapërcyer vështirësitë nga pandemia.“Në këtë mënyrë, ne dëshirojmë të mbështesim aktivitetin e medias së shkruar dhe prodhimin e informacionit me interes publik, me qëllim ushtrimin e të drejtës së qytetarëve për të qenë të informuar dhe edukuar mbi të gjitha çështjet, problemet dhe pasojat prej përhapjes së koronës. Qëllimi i qeverisë është që të kemi së pari informacion publik objektiv, profesional, të besueshëm në kohë reale, por edhe të mbrojmë qytetarët nga dezinformimi dhe lajmet e rreme”, u shpreh ministri Bogdanoviç. Sipas tij, Agjencia e Medias Elektronike kishte pranuar kërkesën e qeverisë së Malit të Zi, për të çliruar tërësisht nga detyrimet që media elektronike ka ndaj kësaj agjencie, për tre muajt e ardhshëm.

Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00
Fituesit e lojërave për sot në Wake Up!
20/11 10:34
Ku po ruhen të dhënat e nxënësve nga survejimi me kamera?/ Wake Up
20/11 10:33
“Smart City”, gazetari: Janë konstatuar mangesi në mbrojtjen e të dhënave!/ Wake Up
20/11 10:20
Sa po gjen zbatim “Smart City” në shkolla!/ Wake Up
20/11 10:13
Kamerat në shkolla, siguri apo dhunim i privatësisë?/ Wake Up
20/11 10:12
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:53
Baçi është trim, por e ka tmerr “shtrak-shtruk”!/ Wake Up
20/11 09:48
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:48
Kush jeni dhe nga po na ndiqni sot në mëngjes?/ Wake Up
20/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
20/11 09:23
Zgjidhe me kujdes mallkimin tënd: ditë të mërzitshme apo ditë plotë emocione/ Wake Up
20/11 09:16
Proteinat dhe plakja, çfarë tregon studimi i 350-të?/ Wake Up
20/11 09:07
Mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe të izoluara shiu. Ulen temperaturat/ Wake Up
20/11 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14