Wake Up/ Makina fluturuese prezantohet në Tiranë. Çmimi fillestar 500 mijë dollarë
23/10/2019 11:47

Sot dhe nesër në Tiranë, do të keni mundësinë të dëgjoni idetë dhe përvojat e ekspertëve sllovakë dhe shqiptarë të këtyre lloj industrive, por edhe ekspertëve të start-up-eve, në konferencën e përbashkët “Industritë Kreative: Një Mundësi për Rritje Ekonomike të Shqipërisë”. Konferenca mbështetet jo më kot nga SlovakAid (Agjencia Sllovake për Bashkëpunim dhe Zhvillim), pasi Sllovakia njihet për zhvillimin e vrullshëm të viteve të fundit në inovacion dhe në industritë kreative në përgjithësi. I ftuar në këtë konferencë është dhe Štefan Klein, shpikës i makinës fluturuese Aeromobil, makinë të cilën tashmë e ka hedhur në treg. Štefan Klein është bashkëthemelues dhe shef-arkitekt i Aeromobil. Ai ia ka dedikuar këto 20 vjetët e fundit shndërrimit të ëndrrës së tij në realitet: Makinës Fluturuese. Koncepti i AeroMobil fillimisht u soll në jetë në vitin 1989. Pas disa viteve tentativash dhe modelesh prove, ëndrra 20-vjeçare e Klein u bë realitet. Pas një përpjekje të parë të dështuar, dhe një aksidenti dy vjet më parë me prototipin e saj 3.0, modeli i ri i ridizajnuar i AeroMobil krenohet me një shpejtësi fluturimi prej 260 kilometrash në orë mbi një distancë maksimale prej 750 kilometrash. Çmimi i tij nis me 500 mijë dollar dhe shkon nga 1.2 milion në 1.6 milion dollarë, varësisht nga specifikimet.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 26 Tetor 2026
26/10 10:41
Fituesit e lojërave për sot në Wake Up!
26/10 10:14
Lajla Përnaska: Do hapja garën për brezin e ri për drejtimin e vendit/ Wake Up
26/10 10:13
Kemi sot deputetë anonimë, Lajla Përnaska: Janë produkte partiake!/ Wake Up
26/10 10:13
Jemi në një ngërç politik, Përnaska: Sistem i korruptuar!/ Wake Up
26/10 10:10
Ikja e të rinjëve nga vendi, Lajla Përnaska: Ky është dështimi më i madh!/ Wake Up
26/10 10:09
Lajla Përnaska rrëfen si familja e saj i hapi dyert studentëve dhe pse u kthye nga Parisi!/ Wake Up
26/10 10:08
Liza u tmerrua kur pa se Timi ishte “shtrak-shtruk”/ Wake Up
26/10 10:04
Zgjedhjet në Serbi, ja mësimet që duhet të marrë Shqipëria në këtë rast/ Wake Up
26/10 09:53
Lutfi Dervishi: Ka ardhur momenti për një lëvizje të re, mos të përsëritet historia/ Wake Up
26/10 09:52
Lutfi Dervishi: Përse kaluam nga protesta e flamingove tek ajo e gurëve?/ Wake Up
26/10 09:51
Analisti Lutfi Dervishi; Është protestë krejt ndryshe nga ajo e 2018-ës, ja arsyet…/ Wake Up
26/10 09:49
Lutfi Dervishi zbulon skenarët që presin Shqipërinë për zgjidhjen e situatës/ Wake Up
26/10 09:40
Si i komentoni masat e reja ligjore që shpalli sot Kryeministri?/ Wake Up
26/10 09:33
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
26/10 09:31
Gjëra që nuk rregullohen më…/ Wake Up
26/10 09:19
Vuçiç largohet pas 12 vitesh në pushtet, triumfojnë studentët/ Wake Up
26/10 09:11
Mot i kthjellët dhe me vranësira të pakta, rriten temperaturat/ Wake Up
26/10 09:11
Wake Up rikthehet me studio të re, ja çfarë rrëfejnë moderatorët/ Wake Up
26/10 09:00
Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44