Wake Up/ Ligji i ri; Burri që ushtron dhunë ndaj gruas, dëbohet nga shtëpia. Vështirë të zbatohet
06/11/2020 11:22

Pas 18 nëntorit kush dhunon gruan do të largohet nga shtëpia. Nëse më parë dhunuesi largohej nga banesa pas vendimit të gjykatës, tani sapo denoncohet rasti, policia largon menjëherë dhunuesin ndërsa gjykata vlerëson rastin. Kjo është një nga pikat që ka ndryshuar në ligjin për për masat kundër dhunës në familje. Ndryshimet ligjore parashikojnë që në urdhrin e mbrojtjes, të lëshuar me vendim gjykate, dhunuesi detyrohet të marrë pjesë në programe rehabilitimi psikosociale ose në programe të aftësimit prindëror, të organizuara nga subjekte publike ose private. Në bazë të ndryshimeve të ligjit, dhunuesi nuk largohet nga banesa vetëm nëse është i mitur, i moshuar apo person me aftësi të kufizuar. Kujtojmë se gjatë kohës së izolimit kur nisi dhe pandemia, dhuna në familje, kryesisht ndaj grave u rrit ndjeshëm në shumë zona të vendit. Që prej vitit 2010 në Shqipëri kanë humbur jetën 106 gra dhe vajza, viktima të dhunës në familje,73 prej të cilave janë vrarë nga bashkëshortët e tyre. Në 90 përqind të vrasjeve autorët janë meshkujt. Sipas INSTAT / UNDP mbi 53 % e tyre, ose rreth 750 mijë gra dhe vajza në Shqipëri, deklarojnë se kanë qenë të paktën një herë në jetën e tyre viktima të dhunës në familje. Përmasat e dhunës në familje janë edhe më të mëdha pasi pjesa më e madhe e rasteve nuk denoncohen, për shkak sepse viktimat e shohin dhunën në familje si një ҫështje private. Sipas Nexhmije Beqirit, avokate, kjo lloj dhune është shumëfishuar vitet e fundit dhe sidomos gjatë periudhës së pandemisë. Nga studion e Wake Up në Top Channel, avokatja shpjegoi ndryshimet e ligjit dhe sa i zbatueshëm është në ai në praktikë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46