Wake Up/ Lezha, Elbasani dhe Berati qytetet që po “braktisen” më shumë
27/12/2019 10:55

Emigracioni ka qënë një nga temat më të ndjeshme, veҫanërisht për vitin 2019 pasi shumë shqiptarë kanë ikur jo vetëm nga Shqipëria por edhe kanë lëvizur nga një qytet në tjetrin. Arsyet janë nga më të ndryshmet si: gjendja ekonomike, mundësi për punë e karrierë, angazhime familjare...etj. Një pjesë e konsiderueshme lëvizin për një synim afatgjatë ose për të mos u kthyer në qytetet e tyre. Sipas të dhënave të INSTAT duket se tre qytetet që janë pakësuar më tepër në numër janë: Lezha, Berati dhe Elbasani. Në 2018 rezulton se emigracioni neto për Lezhën ishte minus 135 persona për 10 mijë banorë, për Elbasanin -110 dhe për Beratin -105 persona të ikur. Popullsia e këtyre tre qarqeve është zvogëluar më shumë për shkak të migrimit të brendshëm sesa të emigracionit. Qytetarët, duke kërkuar të ardhura më të larta, një vend pune apo një banesë më të mirë priret që të levizin drejt qyteteve të mëdha, kryesisht drejt Tiranës. Ndërsa përsa i përket qarkut të Kukësit, Dibrës dhe Gjirokastrës, gjatë vitit 2018, si migrimi i jashtëm ashtu edhe lëvizjet e brendshme ndikuan në zvogëlimin e numrit të popullsisë së tyre. Po ashtu, gjatë vitit të kaluar (2018), popullsia e Tiranës është zvogëluar me rreth 5 banorë për 10 mijë dhe në të njëjtën kohë është rritur për shkak të migrimit të brendshëm me rreth 81 banorë për 10 mijë të tillë. Tiranë dhe Vlora janë të vetmet qytete që janë shtuar në numër, pikërisht për shkak të lëvizjeve të brendshme të popullsisë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 24 Nëntor 2026
24/11 11:13
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
24/11 10:46
“Nga milionerë në zero. Bashkëshorti: Pa gruan nuk do ia kisha dalë”/ Wake Up
24/11 10:43
David Prifti: Të keqen mami gjeje burrin me lekë. Nuk duhet të ekzistojë…/ Wake Up
24/11 10:42
Livia Brunga: Vajzat më quajnë budallaqe për këtë arsye…/ Wake Up
24/11 10:36
Kush duhet të paguajë në takimin e parë romantik djali apo vajza?/ Wake Up
24/11 10:31
David Prifti: I kam provuar të dyja llojet e takimeve, të thjeshta dhe të shtrenjta!/ Wake Up
24/11 10:27
Takimet romantike po zëvendësohen me ato ekonomike, çfarë po ndodh me të rinjtë?/ Wake Up
24/11 10:27
Vera vendosi t’i kalonte pushimet duke u “shtrak-shtruk”
24/11 10:11
“Tre gjëra që do jua ndryshonin jetën”!/ Wake Up
24/11 10:03
Psikologia: Pse sot janë shtuar njerëzit që harrojnë?/ Wake Up
24/11 10:02
Psikologia: Jeta e një të rrituri bëhet e mërzitshme, çfarë harrojmë?/ Wake Up
24/11 09:53
GTA-6, psikologia: Loja është një arratisje, por me masë!/ Wake Up
24/11 09:51
Të çmendur pas GTA-6, por çfarë ndodh me trurin?/ Wake Up
24/11 09:51
Mendoni se dini t’i lexoni mirë njerëzit apo e kundërta?/ Wake Up
24/11 09:31
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
24/11 09:17
Sa shumë jetë harxhojmë duke kërkuar të themi ne fjalën e fundit…/ Wake Up
24/11 09:12
Jensen Huang rikthehet në krye të Nvidia-s, çfarë fshihet pas këtij vendimi?/ Wake Up
24/11 09:06
Masa ajrore polare drejt Ballkanit. Mot i ftohtë, por pa reshje!/ Wake Up
24/11 08:57
Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Nëntor 2026
23/11 11:03