Wake Up/Leonard Solis: Thamë para kohe ujku, ujku, tani që ujku erdhi po e mbyt sistemin shëndetësor
23/07/2020 11:46

Në Ballkan pandemia COVID-19 ka fituar terren frikshëm. Vendi më i prekur mbetet Rumania, por kurba virale vazhdon të ngrihet kudo: në Kosovë, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Bosnje e Shqipëri. Ndërsa Mali i Zi ka rikthyer sërish gjendjen e pandemisë, pavarësisht se ishte shpallur vend pa COVID-19. I gjithë rajoni njofton për rekorde të reja infeksionesh dhe shtim masiv të numrit të tyre pas heqjes së masave të karantinës. Pavarësisht strategjive të përzgjedhura nga vendet ballkanike, por edhe korrupsionit dhe mungesës së transparencës, një nga arsyet kryesore që ky virus ka dalë jashtë kontrollit duket se është edhe pakujdesia e shumë njerëzve dhe mospërfillja e rregullave të COVID-19. "Është e vërtetë që një pjesë e kësaj situate vjen dhe nga sjellja e keqe apo e shprehive që kemi ne si popull apo në përgjithësi vendet e Mesdheut. Ne jemi njerëz të nxehtë, bërtasim shumë, pështyjmë shumë, teshtijmë shumë, tregojmë baracaleta dhe një baracaletë e treguar bukur kur ke 5 veta që të dëgjojnë me gojë hapur ua ke ngjitur ndërkohë virusin të 5-ëve. I kemi këto sjellje të këqija; grumbullime në pishina, grumbullime në bllok. Ne kemi qenë një sustë e tendosur, nuk e kuptuam se nuk ishin thjesht 3 muaj, ndaj u lodhëm shpejt. U ekzagjerua paksa me shtrëngimin dhe mbylljen e jashtëzakonshme në fazën e fillimit ku thoshim ujku, ujku por ujku nuk erdhi dhe tani që ujku ka ardhur, jemi realisht në një situatë që po rëndohet, gjithnjë e më tepër. Unë shikoj çdo ditë mushkëri të ngarkuara, gjithmonë e më tepër ka teste pozitive;virusi po vjen si ai orteku i dëborës që në fillim e bën hapin më të vogël e pastaj rrugës më të madh dhe po bën një lëvizje njëtrajtësisht të nxituar, duke bërë të mundur bllokimin dhe mbytjen e sistemit shëndetësor. Ndaj secili duhet të kujdeset për veten që të kujdesemi edhe për të tjerët."- tha mjeku Leonard Solis. Megjithëse ka një situatë të re dhe shumë të rrezikshme të infeksionit nga COVID-19, strategjia e testimeve mbetet e njëjtë si gjatë izolimit kur numrat e të prekurve me COVID ishin më të ulëta. Si mjek dhe si ish-Ministër i Shëndetësisë, Solis ka kërkuar me forcë liberalizimin e kryerjes së testeve, jo vetëm tamponit por edhe testeve serologjike. Gjithashtu është shprehur se duhen krijuar shumë qendra për kryerjen e testimeve dhe marrjen e mostrave, të cilat mund të analizohen edhe në rrethe. Po sa e mundshme është kjo gjë, në këtë fazë të pandemisë? "Një gabim i pafalshëm i qeverisë është moslejimi i strukturave private që të bëjnë tamponin. Sot është një tmerr i vërtetë për një njeri që kërkon të bëjë tamponin. Jo çdo njeri që kërkon të bëjë tampon mund ta bëjë sepse ka indikacione; kur ka temperaturë kur ka shenja të virusit, kur ka një histori kontakti etj. Nga ana tjetër spitali është objekt i rëndësisë së veçantë në të gjithë botën. Duhet të mbrohet shëndeti i individit dhe çdo person që hyn në spital faqja e parë e kartelës duhet të jetë testi COVID-negativ dhe pastaj të hyjë në spital dhe të kryejë ekzaminimet. Kjo duhet të jetë e detyrueshme jo me qejf e bëj se bëj. Çdo mjeku, një herë në javë ose një herë në dy javë i duhet bëre testi sepse mjeku është i rrezikuar dhe njëkohësisht i rrezikshëm për të tjerët për ta përhapur virusin. Për pacientët që do t'i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale duhet me patjetër t'u bëhet testi. Bërja e testit COVID nuk është privilegj por është detyrim i shtetit".

“Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi po bëjnë “Big Brother-in” e tyre”/ Wake Up
22/12 10:12
Jul Deda rrëfen pas dy vitesh çfarë i ndodhi në BBV3…/ Wake Up
22/12 10:10
Jul Deda zbulon aleancat dhe skemat e krijuara brenda shtëpisë së BBV5/ Wake Up
22/12 10:07
Jul Deda: Shtëpia e BBV5 më e bukura ndër të gjitha edicionet, sepse…/ Wake Up
22/12 10:07
“Kristi Lamajt iu dha një “fishek”, a do dijë ai ta shfrytëzojë? Miri-Selin me drita fikur”/ Wake Up
22/12 10:05
Kur doli në bulevard, Geri nisi të shtrak-shtruk më shpejt/ Wake Up
22/12 09:41
E habitshme, fotografoi Nënë Terezën në natyrë!/ Wake Up
22/12 09:40
Fotografi që zbulon portrete në shpella e male, kush është Renild Firi?/ Wake Up
22/12 09:35
Fotografi shqiptar që ka mrekulluar gjermanët me disa ekspozita!/ Wake Up
22/12 09:33
Java fillon me mot me diell, por si varjojnë temperaturat?/ Wake Up
22/12 09:21
Kush ju pëlqen nga banorët e BBV5?/ Wake Up
22/12 09:21
Loja e Re/ Cila është gjuha zyrtare e Brazilit?/ Wake Up
22/12 09:20
Lumturia ka qenë gjithmonë aty, e pranishme në jetën tonë, por e kemi nënvlerësuar…/ Wake Up
22/12 09:19
Blendi Salaj dhe Heidi Baci komentojnë banorët e BBV5, kush ishte surpriza për ta?/ Wake Up
22/12 09:17
Heidi Baci dhe Ronaldo Sharka kujtojnë izolimin e BBV, por çfarë pritet nesër mbrëma?/ Wake Up
19/12 10:15
Historiania e Artit, Nea Tandini zbulon të fshehtat e baletit klasik “Arrëthyesi”/ Wake Up
19/12 10:15
Skënder Sherifi: Mungon vlerësimi i shkrimtarëve në Shqipëri!/ Wake Up
19/12 09:36
Berti e pa shefen si të ishte një shtrak-shtruk/ Wake Up
19/12 09:35
Belgjika nderon Skënder Sherifin, një figurë ekselente e diasporës!/ Wake Up
19/12 09:35
Loja e Re/ Cili është oqeani më i madh? / Wake Up
19/12 09:16
DIGITALB DIGITALB