Wake Up/ Kush është Tommaso De Benedetti, gazetari që “prodhoi vdekjen” e Kadaresë?
07/02/2020 11:40

Kush është gazetari italian Tommaso De Benedetti dhe përse kishte hakuar llogarinë në Twitter të një ministreje kosovare, aq më tepër, të re, të panjohur dhe përse kishte zgjedhur pikërisht Kadarenë si viktimë të postimeve të tij të rreme? Tommaso De Benedetti është një gazetar italian, po ashtu edhe profesor universiteti në Romë që dekadën e fundit ia ka kushtuar lajmeve të rreme. Ai ka krijuar shumë llogari të rreme në Twitter dhe përveç tyre ka postuar lajme të rreme, më i famshëm prej të cilave ka qenë postimi mbi vdekjen e Presidentit sirian Assad në vitin 2012, postim që u bë lajm global në mediat ndërkombëtare, duke mashtruar deri gazetat më të mëdha si New York Times, The Guardian apo USA Today. Në një intervistë dhënë vite më parë, pasi kishte lajmëruar vdekjen e Papës, atë të Fidel Kastros, dhe pasi kishte luajtur edhe rolin e Presidentit afgan Hamid Karzai në Twitter përmes llogarive false, De Benedetti deklaronte se e bënte këtë për t’u treguar të gjithëve se sa e pabesueshme është media sociale si burim informacioni. “Por mediat e lajmeve e besojnë këtë për shkak të presionit që kanë për të dhënë sa më shpejt lajmin”, thotë ai. De Benedetti ka kohë që ka nisur këtë formë të tijën të të mashtruarit gazetat italiane, me botimin e intervistave të tij të rreme me shkrimtarë, shpesh amerikanë, përfshirë John Grisham, Arthur Miller, Gore Vidal, Toni Morrison, Derek Walcott dhe Philip Roth. "Shtypi italian kurrë nuk kontrollon asgjë, veçanërisht nëse ajo që lexon është afër vijës së tij politike", thotë ai Nëse këtë postim që bëri sot, De Benedeti do ta kishte bërë me llogarinë e rreme të ministres shqiptare të Kulturës në Twitter, ku postimet e politikanëve merren rëndom copy/paste si lajme, kush do të detyrohej t’i kërkonte ndjesë Ismail Kadaresë? Ministrja, llogaria e të cilës ishte falsifikuar apo gazetarët? Apo të dy bashkë? De Benedetti jo e jo, sepse kurrë nuk e ka bërë këtë dhe për një arsye tjetër, pasi ai e ka fituar një gjyq për lajme të rreme me media edhe më serioze dhe më të mëdha se ato shqiptaret.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30