Wake Up/ Kur censurohej “Motra Tone”, ekspozita e librave të ndaluar në Bibliotekën Kombëtare
28/02/2020 11:34

Është hapur dje një ekspozitë tepër e veҫantë në Bibliotekën Kombëtare, në fokus të së cilës janë librat e ndaluar të kohës së komunizmit. Veҫanërisht për ata që e kanë jetuar atë periudhë kjo ekspozitë është shumë domethënëse. Por nga ana tjetër edhe për brezin e ri i cili duhet të kuptojë se ҫfarë ishte krim të lexojë në kohën e diktaturës. Një ekspozitë e këtij lloji është hapur për herë të parë, në kuadër edhe të Muajit të Kujtesës, për të risjellë në vëmendje edhe njëherë të shkuarën por duke u ndalur më konkretisht tek letërsia. Vlera e veçantë e kësaj ekspozite qëndron në faktin se krahas ekspozimit të librave të ndaluar, ajo shoqërohet dhe me një sërë dokumentesh arkivorë lidhur me politikat, udhëzimet, urdhrat për ndalimin e librave, të mundësuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivit. Kjo ekspozitë tregon për historikun e censurës në Shqipëri përmes dokumenteve mbi ndalimin e qarkullimit të botimeve, fshirjen e emrave të redaktorëve, ose të përkthyesve, pezullimin dhe ndalimin e botimit të autorëve të shpallur si armiq, pastrim të botimeve nga elementët armiq, autorë shqiptarë dhe të huaj...etj Ekspozita hapet me vendimin e Gjykatores Popullore të Tiranës, publikuar në gazetën “Bashkimi” më datë 27 mars të vitit 1948, përmes së cilës vendosej heqja nga qarkullimi i librave dhe të përkohshmëve “të dëmshme për shoqërinë”, me të cilën fillon zyrtarisht logjika e censurës që do të bëhet një ndër tiparet dalluese të regjimit, duke ndaluar autorë të tillë si Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Kristo Floqi, Hamit Gjylbegaj, Pjetër Gjini, Mehdi Frashëri, Terenc Toci, Ernest Koliqi, Gjon Shllaku, Anton Harapi, Mitrush Kuteli, Mustafa Kruja, Justin Rrota, Tajar Zavalani, Kristo Dako, e shumë të tjerë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30