Wake Up/ KOVID shfaq sindromën kavasaki te fëmijët, Dr. Besnik Nurboja: Cilat janë simptomat
01/05/2020 10:51

Ditët e fundit autoritetet britanike të shëndetësisë kanë dhënë alarmin për një gjendje të re dhe simptoma të lidhura me koronavirusin që duket se po prekin fëmijët. Ato ngritën shqetësimet për një rritje të një “sindromi inflamator” javët e fundit, duke u shprehur se gjendja është “shumë e rrallë”, por “është plotësisht e mundur që është shkaktuar nga koronavirusi”. Ekspertë mjekësorë nga Italia, Britania, Spanja, SHBA por edhe vende të tjera, janë duke e hulumtuar lidhjen e mundshme mes pandemisë së koronavirusit dhe simptomat e një sindromi të ashpër inflamator te fëmijët, të cilët po dërgohen në spital me temperaturë të lartë dhe arterie të ënjtura. Mjekët në Italinë Veriore, një prej zonave më të prekura nga koronavirusi, kanë raportuar numër jashtëzakonisht të madh të fëmijëve nën moshën 9-vjeçare të cilët po vuajnë nga ajo që duket si sëmundja Kavasaki, që është më e zakonshme në disa pjesë të Azisë. Për të mësuar më shumë rreth kësaj sëmundje të rrallë, pse po shfaqet pikërisht tani tek fëmijët e vegjël dhe për të marrë edhe një informacion rreth ecurisë së pandemisë në Britaninë e Madhe ishim në një lidhje Skype me doktor Besnik Nurboja, mjek urgjence, i cili ka pasur pacientë dhe e njeh këtë sëmundje të radhë te fëmijët. " Kjo është një sindromë e rrallë te fëmijët, ama ka të dhëna së fundmi se KOVID po e rikthen këtë sindromë. Unë kam trajtuar dy pacientë me këtë sindromë dhe simptomat që ajo jep janë: temperaturë e lartë që zgjat mbi 5 ditë dhe është mbi 38 gradë, sytë e kuq dhe mukoza e gojës dhe gjuha e skuqur. Gjithashtu buzët janë të thata dhe pak të çara. Lëkura po ashtu pëson skuqje sidomos në duar dhe këmbë dhe tek këto dy gjymtyrë vihen re dhe rrjepje të lëkurës. Një tjetër simptomë është edhe ënjtja e gjendrave limfatike".

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30