Wake Up/ “Kosova në hartën e Apple”, ideatorja e peticionit: Serbët më kërcënuan me jetë
22/07/2020 11:19

Kompania amerikane "Apple" ka fshirë kufirin ndarës të Republikës së Kosovës me Serbinë në hartën e saj, duke i përfshirë në një shtet të vetëm. Kjo solli pakënaqësi veçanërisht për Shqiptarët e Kosovës duke bërë që edhe shumë emra të njohur si Dua Lipa apo Rita Ora të mbështesin një peticion online nën sloganin "Put Kosovo on Apple Maps". Ideatore e këtij peticioni është një 20 vjeçare e quajtur Megi Cara e cila jeton në Brighton të Anglisë. Ajo është shumë e dhënë pas çështjes së bashkimit kombëtar. Siç tregoi Megi Cara në një lidhje skype në Wake Up, frymëzimi për këtë peticion i ka ardhur nga bisedat me miqtë dhe më pas nisma e saj tërhoqi vëmendjen e personazheve të njohur të botës por sidomos të personazheve të famshëm shqiptarë nëpër botë. Por ideatorja e këtij peticioni, 20-vjeçarja Megi Cara është përballur ndërkohë me kërcënime të shumta. "Më kanë ardhur kërcënime me jetë, por ua kam bërë të ditur se do të flas për këtë temë dhe do ta mbroj. Pas kësaj janë larguar. Nëse kërcënimet vazhdojnë të bëhen më serioze dhe të shtohen në numër unë do ti denoncoj sepse pavarësisht frikës sime ato kanë dhe impakt në shëndetin mendor. Një shtetas serb ndërkohë ka marrë një tjetër nisme për firmosjen e një peticioni "Don't Put Kosovo on Apple Maps" dhe justifikimi i tij për këtë peticion është se në Kushtetutën e Serbisë Kosova shfaqet si një provincë e Serbisë. Peticioni i tyre ka arritur pothuajse 33 mijë firma"- tha Megi Cara. Ndërkohë peticioni i ideuar nga Megi Cara "Put Kosovo on Apple Maps" ka më pak se një javë që është aktiv dhe ndërkohë që diskutonim këtë temë në studio, peticioni ishte firmosur online nga rreth 140 mijë individë, por synohet që të mblidhen 150.000 firma që të konsiderohet kërkesa për njohjen e Kosovës edhe në hartën e Apple. Por si përcaktohen kufijtë në hartën e Apple, si është proceduara për ta rivendosur nëse plotësohen firmat. Përveç Kosovës, i njëjti problem është edhe për Palestinën, e cila nuk ka ekzistuar kurrë në hartën e Apple. Redon Skikuli, kontibues në OpenStreetMap shpjegoi sesi funksionon politikat e kompanive si ajo e Apple për raste te tilla. "Kompanitë në përgjithësi për çështje gjeo-hapësinore i marrin listat e shteteve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara ose në bazë të rregullores apo dëshirës së tyre të mirë për të bërë një hartë. Ndaj dhe inisiativa të tilla si peticioni "Put Kosovo on Apple Maps" nxisin këto kompani që të përshpejtojnë procesin. Ka pasur shumë kërkesa që Kosova të njihet dhe nga këto kompani digjitale. Ministria e Jashtme e Kosovës në bashkëpunim me organizma të ndryshme ka marrë inisiativa të tilla. Fatkeqësisht diplomacia digjitale duhej të ishte bërë në nivel më intensiv dhe më herët si dhe më e koordinuar dhe jo detyrimisht me një kompani por dhe me të tjera"- tha Skikuli.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30