Wake Up/ Komisioneri për Diskriminimin: Një shtet joserioz shton dhe heq minoritetet çdo 2-3 vjet
25/06/2020 12:35

Nisma e fundit e Ministrisë së Brendshme sipas kësaj të fundit ka gjetur dakordësinë e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, ndërkohë që ka hasur kundërshtime nga Instituti i Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike por dhe Avokati i Popullit. Nga ana tjetër Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi duket se ka disa kërkesa përsa i përket kësaj nisme. Robert Gajda, tha se çuditërisht, institucioni që ai drejton nuk është pyetur për këtë projektligj. "Nuk jemi pyetur. Ne në përgjithësi kemi një marrëdhënie shumë të mirë me institucionet për të dhënë mendime për drafte ligjore, apo akte nënligjore etj, për minoritetet ndërkohë që në rastin konkret nuk e kemi pasur një bashkëpunim të tillë. Unë jam vënë në dijeni për këtë projekt nga mediat dhe nuk jam shumë i qartë nëse kjo nismë është ligjore apo akt nënligjor. E kemi evidentuar disa herë që në lidhje me aktet nënligjore për zbatimin e ligjit për pakicat kombëtare nuk kemi pasur një komunikim me Ministrinë e Brendshme nuk na ka kërkuar asnjëherë mendim ç'ka është e çuditshme në praktikën normale."- sqaroi pozicionim i tij mbi këtë nismë Robert Gajda Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. I pyetur për çfarë ka hapur debat, që është pikërisht përcaktimi se mjaftojnë 300 veta për t'u njohur si pakicë kombëtare. Qëndrimi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është ky: "Nëse bëhet fjalë vetëm për kërkesë njohjeje, numri nuk përbën problem. Ajo që duhet të përbëjë problem janë kriteret që duhen vlerësuar për të qenë pakicë linguistike apo kombëtare. Unë shoh vështirësi aktualisht, për të njohur pakica të reja kombëtare sepse, ne e kemi një ligj që i ka njohur me listë të mbyllur 9 pakicat kombëtare, që do të thotë se nëse do të duhet të shtojmë pakica të reja kombëtare, duhet ndryshuar së pari ky ligj. Ne nuk kemi një ligj të përgjithshëm por kemi një ligj që përcakton specifikisht, 9 pakica kombëtare. Dhe për atë ligj është marrë shumë kohë janë bërë shumë debate, konsultime dhe diskutime. Dhe nëse do të futet një pakice e re kombëtare patjetër që do të ketë një debat shumë të madh. Kur është miratuar ky ligj për pakicat kombëtare nuk erdhi nga hiçi, por ka pasur studime paraprake për të arritur deri aty, dhe nuk është shumë normale dhe as serioze që një shtet çdo 2-3 vjet shton apo heq pakicat kombëtare."- tha Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

“Kristi Lamajt iu dha një “fishek”, a do dijë ai ta shfrytëzojë? Miri-Selin me drita fikur”/ Wake Up
22/12 10:05
Kur doli në bulevard, Geri nisi të shtrak-shtruk më shpejt/ Wake Up
22/12 09:41
E habitshme, fotografoi Nënë Terezën në natyrë!/ Wake Up
22/12 09:40
Fotografi që zbulon portrete në shpella e male, kush është Renild Firi?/ Wake Up
22/12 09:35
Fotografi shqiptar që ka mrekulluar gjermanët me disa ekspozita!/ Wake Up
22/12 09:33
Java fillon me mot me diell, por si varjojnë temperaturat?/ Wake Up
22/12 09:21
Kush ju pëlqen nga banorët e BBV5?/ Wake Up
22/12 09:21
Loja e Re/ Cila është gjuha zyrtare e Brazilit?/ Wake Up
22/12 09:20
Lumturia ka qenë gjithmonë aty, e pranishme në jetën tonë, por e kemi nënvlerësuar…/ Wake Up
22/12 09:19
Blendi Salaj dhe Heidi Baci komentojnë banorët e BBV5, kush ishte surpriza për ta?/ Wake Up
22/12 09:17
Heidi Baci dhe Ronaldo Sharka kujtojnë izolimin e BBV, por çfarë pritet nesër mbrëma?/ Wake Up
19/12 10:15
Historiania e Artit, Nea Tandini zbulon të fshehtat e baletit klasik “Arrëthyesi”/ Wake Up
19/12 10:15
Skënder Sherifi: Mungon vlerësimi i shkrimtarëve në Shqipëri!/ Wake Up
19/12 09:36
Berti e pa shefen si të ishte një shtrak-shtruk/ Wake Up
19/12 09:35
Belgjika nderon Skënder Sherifin, një figurë ekselente e diasporës!/ Wake Up
19/12 09:35
Loja e Re/ Cili është oqeani më i madh? / Wake Up
19/12 09:16
Mënyra se si i trajton të tjerët nuk pasqyron ata, pasqyron ty…/ Wake Up
19/12 09:15
Cila është dhurata që dëshironi më shumë për Krishtlindje?/ Wake Up
19/12 09:14
Mot i qendrushëm dhe me diell. Po në fundjavë çfarë parashikohet?/ Wake Up
19/12 09:10
Studimi zbulon sa ditë pushime na duhen! Nuk janë aq sa mendonim…/ Wake Up
19/12 09:09
DIGITALB DIGITALB