Wake Up/ KLSH: Mbipopullimi problem i madh në kopshte, fëmijët flenë në krevate portative
03/02/2020 11:22

Pak ditë më parë, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është publikuar edhe raporti i auditimit të ҫerdheve dhe kopshteve në Tiranë dhe Vlorë. Përfaqësuesit e institucionit në fjalë për një periudhë 6 mujore kanë marrë në shqyrtim të gjithë elementët që lidhen me mirëqenien e fëmijëve në këto ambiente. Rezultatet tregojnë se ka disa problematika që lidhen mbipopullimin tej kapaciteteve, kushtet higjieno-sanitare, mjetet didaktike, etj. Problemi më i madh i prindërve nuk janë vetëm kushtet, por edhe mbipopullimi. Këtë e kanë hasur audituesit thuajse në çdo mjedis. Nga vëzhgimi në disa çerdhe e kopshte, u vu re prania e krevateve portative të gjumit, që përbëjnë një shqetësim madhor për shëndetin fizik të fëmijës, pasi sjellin dëme të pariparueshme në formimin fizik. Krahas mosrespektimit të kapacitetit maksimal prej 125 fëmijë, vihet re edhe cënimi i raportit edukator/fëmijë20, fenomen shumë më i theksuar në rastin e kopshteve. Shpesh, i njëjti ambient shërben edhe për aktivitetet ditore, edhe për fjetje. Nga verifikimet e ekspertëve të KLSH-së në terren, janë vënë re mangësi në përcaktimin e metodologjisë së veprimit në rastet e fëmijëve me intolerancë ushqimore. Grupi i auditimit konstatoi se edukatorët vepronin sipas mendimit të tyre në këto raste delikate. Po ashtu një pikë e diskutueshme është edhe ajo për shtimin e frutave në menunë e përditshme. Ndërkaq përveç pagesës mujore, të përcaktuar me vendim nga Këshilli Bashkiak, prindërit përballen me kosto të fshehura për mbulimin e pjesës më të madhe të nevojave të fëmijëve. Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit që administrojnë përgjegjësit e kopshteve dhe çerdheve në të dyja qytetet e marra në auditim, u vu re se rregullisht mblidhen kontribute nga prindërit, për të siguruar ujë të pijshëm, mjetet didaktike të përditshme të fëmijës (letra, lapsa, ngjyra, lodra, plastelina, gërshërë e shumë mjete të tjera), pajisje dhe orendi të tjera si lavatriçe, frigoriferë, soba ngrohje apo riparimi i tyre, arredime të ndryshme etj.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30