Wake Up/ Karantina i ndihmoi prindërit të njohin fëmijët. Efektet pozitive që la pas izolimi
30/04/2020 11:16

Kjo karantinë vuri shumë prindër nën një sprovë të fortë: Për herë të parë e gjetën veten me fëmijët në shtëpi për një kohë shumë më të gjatë sesa thjesht një fundjavë, të kufizuar që të mos dilnim jashtë shtëpisë, ndërkohë që nuk ishim as me pushime. Një burgim i bukur që e ndanë me qenie të vogla humane me burime dhe energji të pafundme. A nuk e keni pyetur veten shumëkush prej jush: Po këta, ç’ kanë pirë sot?! Ndoshta keni qenë shoqja e munguar e kopshtit për të luajtur pambarimisht me kukullat Barbi, apo portieri në një futboll me të birin brenda atyre pak metrave katrorë të apartamentit, pasi virusi që është jashtë i detyroi edhe fëmijët të mbyllen në një botë më të vogël vetëm me ju. Dritarja e tyre e vetme ndoshta ka qenë televizori apo pajisjet elektronike. Por edhe aty, ju keni pasur mundësi të njiheni me dëshirat dhe interesat e tyre: A i pëlqen më shumë “Frozen”, “Sponge Bob”, “Bob Ndërtuesi”, “Teen Titans” apo “Ben 10”? Në këtë kohë të gjatë qëndrimi me ta, a nuk keni kuptuar se kush janë në të vërtetë këto qënie? Pse fëmija sillet ashtu siç sillet; Pse fëmija kërkon diçka duke qarë më shumë drejt babit sesa drejt mamit? Shikoni me kujdes pse fëmijët çohen natën dhe kërkojnë të vijnë te ju? Vëreni me kujdes sjelljen ndaj ushqimit, pse fëmijët tuaj duan të hanë ende nga dora juaj edhe pse janë thuajse 8 vjeç? Pse kërkojnë emrin tuaj, pikërisht atëherë kur ju jeni duke folur me një person tjetër sy me sy apo në telefon? Pse fillon të qajë pikërisht pak përpara se të shkojë të flejë? Pse kur fëmija është shumë i lumtur, ju jeni të detyruar t’i thoni “Mjaft!” ose “Mos!”, nga ekzaltimi i “tepruar”, se me siguri do të thyejë ndonjë gjë? Vetë sjelljet e tyre ju kanë dhënë edhe përgjigjen e kërkuar, sepse nuk ka një manual se si ta njohësh fëmijën tënd. Njohja më e mirë është t’i vëzhgojmë me kujdes, çdo ditë edhe përtej karantinës që kaluam, në çdo moment që jemi me ta. Mund të befasoheni nga përgjigjet që do të merrni!

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30