Wake Up/ “Java e martesës” predikohet në Shqipëri, ku 20% e martesave përfundojnë në divorc
13/02/2020 12:46

Vitet e fundit është dyfishuar numri i martesave që përfundojnë në divorc. Në fakt për krizën në familjen shqiptare është folur shumë në studio të ndryshme televizive por për një nismë që prej 9 vitesh predikon martesën e shëndetshme pak flitet. Nga data 7 shkurt deri në 14 shkurt, po organizohet ajo që njihet si "Java e Martesës". Më shumë se 30 vende të botës e festojnë këtë javë duke organizuar aktivitete të ndryshme ku janë të përfshira ҫiftet por nuk përjashtohen detyrimisht beqarët :). Sipas kësaj lëvizje ndërkombëtare, java e martesës synon t’u kujtojë çifteve të martuara në Shqipëri t’i japin prioritet njëri-tjetrit. Aktivitet e Javës së Martesës kanë si qëllimin të inkurajojë çdo çift, pavarësisht nëse janë të sapomartuar, apo gjyshër, që të investojnë kohë dhe energji për forcimin e martesës së tyre. Duket se rëndësia e institucionit të martesë ka ndryshuar gjerësisht vitet e fundit. Në Shqipëri, veҫanërisht në vitet e fundit ka një numër të shtuar të divorceve për arsye nga më të ndryshmet. Studime të ndryshme tregojnë se njerëzit duhet të martohen rreth moshës 28-32 vjeҫ. Sipas sociologëve, në këtë moshë njerëzit janë mjaftueshëm të rritur për të kuptuar nëse vërtet duan të jenë së bashku. Ata janë të përgjegjshëm për zgjedhjen më të rëndësishme të jetës dhe marrin përsipër detyrimet.

“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
23/11 09:26
Njeriu mund të ndërrojë qytete, shtëpi e dashuri, por me veten do t’i duhet të jetojë…/ Wake Up
23/11 09:16
Vendimet e gabuara që i çuan në rrugën e drejtë…/ Wake Up
23/11 09:02
Një fundjavë me Nicol në Londër, çfarë i bëri përshtypje?/ Wake Up
23/11 09:00
Mot i paqendrueshëm dhe me rrebeshe shiu. Nata sjell përmirësim të kushteve/ Wake Up
23/11 09:00
Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00
Fituesit e lojërave për sot në Wake Up!
20/11 10:34
Ku po ruhen të dhënat e nxënësve nga survejimi me kamera?/ Wake Up
20/11 10:33
“Smart City”, gazetari: Janë konstatuar mangesi në mbrojtjen e të dhënave!/ Wake Up
20/11 10:20
Sa po gjen zbatim “Smart City” në shkolla!/ Wake Up
20/11 10:13
Kamerat në shkolla, siguri apo dhunim i privatësisë?/ Wake Up
20/11 10:12
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:53
Baçi është trim, por e ka tmerr “shtrak-shtruk”!/ Wake Up
20/11 09:48
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:48
Kush jeni dhe nga po na ndiqni sot në mëngjes?/ Wake Up
20/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
20/11 09:23
Zgjidhe me kujdes mallkimin tënd: ditë të mërzitshme apo ditë plotë emocione/ Wake Up
20/11 09:16
Proteinat dhe plakja, çfarë tregon studimi i 350-të?/ Wake Up
20/11 09:07
Mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe të izoluara shiu. Ulen temperaturat/ Wake Up
20/11 09:06