Wake Up/ Italia rikthehet në karantinë. Skenaret e pandemisë që na dikton fqinji
27/10/2020 11:30

Evropa po shkon me shpejtësi drejt një mbylljeje të re dhe shumë ekspertë paralajmërojnë një nëntor dhe dhjetor sfidues për sistemet shëndetësore nga ajo që gjithnjë e më shumë po cilësohet si vala e dytë e Covid19. Italia fqinje ka vendosur mbylljen e plotë të kinemave, teatrove dhe orar të kufizuar për baret dhe restorantet të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 18.00. Ndërkohë është vendosur për një mbyllje të palestrave dhe pishinave ndërsa qytetarëve ju këshillohet të shmanget transporti publik sa më shumë. Shkollat e ciklit të ulët është vendosur të lihen të hapura, por për pjesën tjetër urdhërohet të ndiqen metodat online. Kjo fazë kufizimesh për Italinë pritet të zgjasë deri në 24 nëntor, por masat sipas autoriteteve do të hiqen vetëm nëse do të ketë një përmirësim të situatës. Mjeku urolog në spitalin e Brescia-s, doktor Julian Balla tha se pavarësisht ccdo parashikimi që është bërë për një pik të dytë të pandemisë, nuk pritej që situata të rëndohej kaq shpejt dhe ti gjente sërish spitalet të papërgatitura. Nga ana tjetër Spanja si pasojë e shifrave të larta, ku numri i ka kaluar 1 milionë persona të prekur, ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme fillimisht për 2 javë, me mundësinë e zgjatjes me 6 muaj nëse situata përkeqësohet. Sipas këtij vendimi, i gjithë vendi do të futet në izolim duke filluar nga ora 23:00 deri në orën 06:00, administrata do të funksionojë e reduktuar vetëm me punonjësit që nuk kanë mundësi të punojnë nga shtëpitë. Në Zvicër është bërë publik një udhëzim i brendshëm që u këshillon autoriteteve një hierarki trajtimi mjekësor të pacientëve të infektuar me Covid19. Sipas këtij udhëzimi, këshillohet që pacientët e moshës 75 deri në 85 vjeç dhe me historik sëmundjesh të jenë të fundit që vendosen në frymëmarrje të drejtuar, më pas pacientët e moshës 65 deri në 75 e kështu me radhë

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46