Wake Up/ Italia në izolim. Dr. Rubena Maçi: Situatë emergjente të infektuarit po rriten çdo ditë
05/11/2020 11:37

Duke filluar që nga sot e deri në datën 3 dhjetor në Itali nisin kufizimet e reja AntiCovid, të ngjashme me ato të fillimit të pandemisë, edhe pse sipas autoriteteve ato janë paksa më të lehta dhe që do të ndryshojnë në varësi të situatës epidemiologjike. Sërish e gjithë Italia sipas dekretit që ka firmosur Xhuzepe Konti do të ndahet në tre zona: Zona e kuqe( me rrezik të lartë), portokalli ( me rrezik të ndërmjetëm) dhe jeshile( zonë më e sigurt). Rregullat më drastike janë në zonën e kuqe. Çdo lëvizje brenda dhe jashtë territoreve, madje edhe lëvizje është e ndaluar me përjashtim të rasteve për arsye pune, apo shëndetësore. Mësimi në distancë në këto rajone do të fillojë nga klasa e dytë. Baret, pastiçeritë, restorantet dhe të gjitha dyqanet do të qëndrojnë të mbyllura me përjashtim të farmacive dhe supermarketeve do të jenë të hapura. Edhe në zonat portokalli, lëvizjet nga vendbanimi në një komunë tjetër, përveçse për arsye pune, studimi, apo shëndetësore, do të jenë të ndaluara. Ndërsa në zonat jeshile, izolimi fillon në orën 22:00 deri në pesë të mëngjesit. Gjatë këtij orari është e ndaluari dalja nga shtëpia, me përjashtim për arsye shëndetësore ose pune. Mësimi në shkollat e mesme, do të jetë tërësisht në distancë. Në transportin publik, kapaciteti do të përgjysmohet 50%. Qendrat tregtare do të jenë të mbyllura gjatë fundjavave dhe festave zyrtare. Muzetë, ekspozitat, do të jenë të mbyllura gjithashtu. Hyrja në parqe do të lejohet, gjithmonë duke respektuar rregullin e distancës prej një metri. Por çfarë po ndodh me kapacitetet spitalore, si po e përballojnë mjekët valën e dytë të pandemisë në Itali, a i shohin si një zgjidhje këto masa izoluese apo sistemi shëndetësor do të shkojë sërish drejt kolapsit. Mjekja shqiptare që punon në Torino të Italisë, Rubena Maçi tha se masat kufizuese ndikimi i tyre është i pjesshëm. "Unë jam e mendimit se virusi ka një ecuri sipas parashikimeve. Numrat do të vinin në rritje në këtë periudhe".

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46