Wake Up/ ISHP Masat AntiCovid në bare dhe restorante. E rëndësishime që klientët të binden
29/09/2020 11:16

Që prej 1 tetorit do të hapen ambientet e brendshme të lokaleve, restoranteve por edhe të pishinave të mbyllura nën masa të rrepta Anti-COVID, por ky vendim nuk vlen për klubet e natës, apo edhe pub-et. Instituti i Shëndetit Publik ka miratuar protokollet e sigurisë për hapjen e tyre duke përcaktuar çdo detaj që nga hyrja e klientëve, mënyra se si do tju shërbehet gjatë kohës së qëndrimit në këto ambiente e deri në momentin që dalin jashtë tyre. Në protokolle është përcaktuar qartë se si do të vendosen tavolinat, respektimi i distancës me 2 metra, korridoret e dedikuara për klientët deri në arkë, por edhe detaje të tjera që i përkasin dezinfektimit, ajrosjes së ambienteve e deri tek mënyrat që do të ndiqen për pagesat e faturave për të shmangur sa më shumë kontaktet klient-staf. Disa nga masat janë: Nuk ka më vetë-shërbim, ndërsa lokalet duhet të shërbejnë me meny elektronike ose të plastifikuara që të dezinfektohen vazhdimisht. Duhet garantuar distanca 1.5 metër mes klientit dhe stafit, ndërsa tavolinat duhet të jenë në distancë me njëra-tjetrën 2 metra në të gjitha drejtimet. Nëse pagesa bëhet në arkë duhet vendosur një xham pecikllazi midis punonjësit dhe klientit Pastrimi, dezinfektimi dhe ajrosja e bareve dhe restoranteve duhet të jetë në mënyrë të përsëritur disa herë në ditë, që nga ambientet deri tek dorezat e dyerve, tavolinat, tabakatë dhe çdo sipërfaqe tjetër. Ajrosja e tyre duhet të bëhet në mënyrë natyrale 5 herë në ditë dhe dezinfektim total të paktën 3 herë, në hapje të aktivitetit, gjatë ditës dhe para mbylljes së tij. Asnjë personel nuk do të lejohet të punojë më temperaturë 37.5 dhe secili prej tyre është i detyruar të deklarojë nëse ka pasur kontakte me persona të infektuar. Për çdo simptome të shfaqur duhet lajmëruar mjeku i familjes ose 127, ndërsa mbajtja e maskave është e detyrueshme për personelin.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30