Wake Up/ Integrimi i të kthyerve nga emigrimi. 77% nuk gjejnë punë. 85% jetojnë me ndihmë ekonomike
29/06/2020 10:49

Mbi 70% e të rikthyerve nga emigracioni në Shqipëri pohojnë se shërbimet të cilat duhet të konsiderohen me prioritet për t’u ardhur atyre në ndihmë në mënyrë që të ri integrohen në Shqipëri janë: sigurimi i strehimit, lehtësimi i punësimit përmes Zyrës Rajonale të Punës dhe sigurimi i informacionit mbi shërbimet publike që përfitojnë të rikthyerit. Kjo është një prej të dhënave të studimit të fundit të realizuar nga World Vision në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Kërkime Ekonomike në lidhje me shërbimet dhe asistencën e ofruar ndaj të rikthyerve nga emigracioni në nivel lokal. Studimi u zhvillua gjatë muajit prill me 190 të rikthyer në 13 bashki të Shqipërisë ku shtrihet projekti RE-IN-VEST “Kthim në Mundësi të Reja”. Eljona Elmazi, Drejtoreshë e World Vision për Shqipërinë dhe Kosovën tha se ka një protokoll që duhet ndjekur nga familjet që rikthehen që në hyrje në pikat kufitare të vendit tonë dhe duhet të referohet në sportelet e emigracionit. Familja e rikthyer duhet ti drejtohet këtyre sporteleve për të marrë informacion për shërbimet që i takojnë. "Vetëm 8.3% e të kthyerve kanë shkuar në sportelet e emigracionit dhe kjo tregon se vetëm një përqindje shumë e vogël të të rikthyerve kanë dijeni për këto sportele. Nga ana tjetër edhe këto struktura nuk kanë database të të rikthyerve. Ndërkohë 77% e atyre që kanë kontaktuar me zyrat e punësimit në nivel vendor thonë se shërbimet që kanë marrë nga zyrat e punës janë të pavlefshme për ta. Pra nuk kanë gjetur zgjidhje."- tha Elmazi. Ndërkohë një nga çështjet e para që ata kërkojnë zgjidhje sapo rikthehen në vendin e tyre është strehimit. "Disa prej tyre i kanë shitur shtëpitë dhe u duhet ose të qëndrojnë me qira nëse i kanë mundësitë ose duhet të kthehen tek të afërmit. Çështja është se kjo nuk është afatgjatë si zgjidhje. Ndaj paketa shërbimesh që ofrojnë strehimin që ofrojnë ndihmën për nevoja imediate që ka familja si ushqimi veshmbathje etj, deri dhe trajtim psikologjik është shumë e rëndësishme. Aktualisht që flasim këto familje pasi kanë kontaktuar me sportelet e emigracionit dhe ky i fundit i referon shërbimet që përfitojnë nëse kanë nevojë për punësim, apo ndihmë ekonomike. Aktualisht rreth 85% e familjeve që janë anketuar janë aktualisht me ndihmë ekonomike. Shërbimet janë pra sociale, arsimore, të punësimit etj."

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30