Wake Up/ INSTAT: 153 mijë familje pa internet. 29.6 % e fëmijëve, nuk e kryejnë mësimin online
09/04/2020 10:54

Nxënësit e arsimit parauniversitar në vend që prej 10 marsit kanë nisur mësimin online, sipas udhëzimeve të ministrisë së arsimit duke përdorur platformat digjitale televizive apo rrjetet sociale, të gjitha të aksesueshme nëpërmjet internetit. Janë 571.616 nxënës të grupmoshave të ndryshme të cilët tashmë janë të detyruar të ndjekin mësimin në distancë deri në një urdhër të ri për hapjen e institucioneve arsimore. E drejta për arsim është e detyrueshme për të gjithë fëmijët, por metodat e reja që po përdoren në këtë kohë pandemie duket se nuk garantohet për të gjithë nxënësit , kjo për arsye se shumë familje në Shqipëri nuk kanë akses në internet, nuk zotërojë mjete të teknologjisë e nga ana tjetër ka të dhëna se shumë familje nuk i paguajnë dot kostot e internetit. Për këtë arsye së fundmi CRCA/ECPAT(Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri)dhe Koalicioni për Arsimin-ACE, kanë ngritur shqetësimin në lidhje me shkeljen e të drejtës për arsim cilësor dhe të barabartë publik për të gjithë ata fëmijë që jetojnë në familje që nuk kanë akses as në internet dhe në platformat digjitale televizive, ku Ministria e Arsimit dhe trupa mësimore po zhvillojnë mësimin në arsimin parauniversitar publik në Shqipëri. Por si është situata, sa fëmijë nuk po arrijnë të mësojnë online, kishim në një lidhje Skype, koordinatoren e Koalicionit për Arsimin në Shqipëri, Linda Pino.

Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00
Fituesit e lojërave për sot në Wake Up!
20/11 10:34
Ku po ruhen të dhënat e nxënësve nga survejimi me kamera?/ Wake Up
20/11 10:33
“Smart City”, gazetari: Janë konstatuar mangesi në mbrojtjen e të dhënave!/ Wake Up
20/11 10:20
Sa po gjen zbatim “Smart City” në shkolla!/ Wake Up
20/11 10:13
Kamerat në shkolla, siguri apo dhunim i privatësisë?/ Wake Up
20/11 10:12
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:53
Baçi është trim, por e ka tmerr “shtrak-shtruk”!/ Wake Up
20/11 09:48
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:48
Kush jeni dhe nga po na ndiqni sot në mëngjes?/ Wake Up
20/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
20/11 09:23
Zgjidhe me kujdes mallkimin tënd: ditë të mërzitshme apo ditë plotë emocione/ Wake Up
20/11 09:16
Proteinat dhe plakja, çfarë tregon studimi i 350-të?/ Wake Up
20/11 09:07
Mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe të izoluara shiu. Ulen temperaturat/ Wake Up
20/11 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14