Wake Up/ Indeksi i Transparencës: Sa informacion ka dhënë shteti gjatë 2019
17/12/2019 11:03

Sipas Indeksit të Transparencës për vitin 2019, të publikuar së fundmi nga Qendra Ligjore “Res Publica”, Kryeministria renditet ndër të fundit për nivelin e ulët të transparencës ndërsa Bashkia Shkodër kryeson listën e 100 institucioneve të monitoruara. Në këtë studim u monitoruan 100 institucione të pushtetit ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor dhe organeve të pavarura kushtetuese për periudhën nëntor 2018 - shtator 2019. Monitorimi u bë për të vlerësuar sa më shumë transparencën, jo vetëm sipas sasisë së informacionit, por kryesisht sipas cilësisë së informacionit që bëhet publik, nisur nga rëndësia dhe sensitiviteti i këtij të fundit. Pas studimit të vitit 2018, ku institucionet kishin bërë hapa mbrapa në të drejtën e informimit, ky studim nxjerr në pah edhe një herë përkeqësimin e situatës së nivelit të informimit, neglizhencën e institucioneve në vonesat e përgjigjeve dhe mungesën e monitorimit të vazhdueshëm nga Komisioneri i të Drejtës së Informimit të institucioneve që nuk zbatojnë rëndom kërkesat minimale të ligjit për të drejtën e informimit. Institucionet që kanë të publikuar më shumë dhe më mirë informacionet zyrtare, sipas monitorimit të vazhdueshëm të programit të transparencës janë: - Bashkia Shkodër me pikët më të larta (86 nga 100) - Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Komisioneri Publik (me 75 pikë, i pari ndër organet e pavarura kushtetuese) - Komisioneri Publik - Gjykata e Lartë me 71 pikë (e para ndër organet gjyqësore) - Aluizni Ndërsa institucionet me rezultatin më të ulët spikatin: - Kryeministria e cila dallohet dhe për mungesën e kthimit të përgjigjeve në kohë të adresuara nga qytetarët (me penalitete -19) - Bashkia Lushnje - Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes - Prokuroria e Përgjithshme[2]

Pilotët e së ardhmes, Grupi Kastrati bashkon forcat me Wizz Air!/ Wake Up
23/12 10:18
BBV5/A do ketë hyrje të reja sonte?/ Wake Up
23/12 10:14
Adi pa se Ledi mbante në duar një shtrak-shtruk klasik/ Wake Up
23/12 09:45
Shtëpia Botuese Albas feston 25 vite. Rita Petro: E nisa punën me një biçikletë…/ Wake Up
23/12 09:43
“Poema e Mungesës”, libri ku Rita Petro ka derdhur dhimbjen e shpirit të saj…/ Wake Up
23/12 09:37
Ku do t’i kaloni festat e fundvitit?/ Wake Up
23/12 09:37
Blendi Salaj shkëput vargje nga “Poema e Mungesës” së Rita Petros/ Wake Up
23/12 09:34
Pse këtë vit kanë mbizotëruar fustanet lakuriq? Ja çfarë thonë dizenjuesit…/ Wake Up
23/12 09:22
Loja e Re/ Si quhet ekipi i futbollit të Gjirokastrës?/ Wake Up
23/12 09:16
Pse më të uritur se ata që s’kanë të hanë janë ata që s’kanë të ngopur?/ Wake Up
23/12 09:13
Heidi Baci dhe Blendi Salaj zbulojnë ku do e festojnë Vitin e Ri!/ Wake Up
23/12 09:11
“Mirupafshim” diell, rikthehen reshjet e shiut. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/12 09:11
“Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi po bëjnë “Big Brother-in” e tyre”/ Wake Up
22/12 10:12
Jul Deda rrëfen pas dy vitesh çfarë i ndodhi në BBV3…/ Wake Up
22/12 10:10
Jul Deda zbulon aleancat dhe skemat e krijuara brenda shtëpisë së BBV5/ Wake Up
22/12 10:07
Jul Deda: Shtëpia e BBV5 më e bukura ndër të gjitha edicionet, sepse…/ Wake Up
22/12 10:07
“Kristi Lamajt iu dha një “fishek”, a do dijë ai ta shfrytëzojë? Miri-Selin me drita fikur”/ Wake Up
22/12 10:05
Kur doli në bulevard, Geri nisi të shtrak-shtruk më shpejt/ Wake Up
22/12 09:41
E habitshme, fotografoi Nënë Terezën në natyrë!/ Wake Up
22/12 09:40
Fotografi që zbulon portrete në shpella e male, kush është Renild Firi?/ Wake Up
22/12 09:35
DIGITALB DIGITALB