Wake Up/ Incidenti i gazetares shqiptare në raportim. Djali i ndërhyn në lidhjen direkte
03/06/2020 11:32

Gjatë kohës së pandemisë jemi ndeshur me raportime të shumta anembanë botës, pasi të gjithë ishim të interesuar të mësonim detaje dhe informacione që lidheshin me të rejat më të fundit. Megjithatë ka pasur raste që të tilla raportime nga shtëpia në lidhje skype herë – herë janë shoqëruar dhe me incidente të sikletshme të cilat kanë bërë dhe xhiron e rrjetit. Në këtë rast ne do t’i referohemi një raportimi skype të gazetares së Radio Televizionit të Kosovës, Gjeraqina Tuhina e cila jeton në Bruksel. Teksa ajo po raportonte mbi Samitin e Zagrebit, në dhomë futet djali i saj 4-vjeҫar Uliksi, i cili edhe pse e ëma po fliste donte t’i dhuronte një përqafim apo dhe ta shihte se ҫfarë po bënte dhe për asnjë moment të mos largohej nga ajo… Në këtë mënyrë ai u bë pjesë e një transmetimi direkt në RTK, që duhet theksuar mjaft i sikletshëm për kolege Gjeraqinën, për të cilën primare edhe pse në një situatë të tillë ishte raportimi korrekt pavarësisht rrethanave. Gazetarja Gjeraqina Tuhina është e martuar me aktorin Jehon Gorani, një ndër aktorët më të njohur të viteve ‘90. Roli i tij më i njohur është ai në filmin "Një pallto për babanë tim në burg". Ai ka luajtur edhe në filmin e huaj "Krusk" me aktorin e famshëm Colin Firth. Çifti ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, Anais dhe Uliks. Për të mësuar më shumë rreth jetës së saj atje dhe raportimit të “sikletshëm” Gjeraqina na tregoi çfarë ndodhi dhe si e përjetoi incidentin me të birin në një lidhje skype nga Brukseli.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14
“Tregu i punës ka ndryshuar, avantazh mënyra si i qasesh Inteligjencës Artificiale”/ Wake Up
19/11 10:13
Adi pa se idetë e Silvës nuk ishin shumë shtrak-shtruk/ Wake Up
19/11 10:03
Arjan Ymeri: Kemi fluks aplikimesh në Akademinë e Sipërmarrjes!/ Wake Up
19/11 09:50
Arjan Ymeri: Kemi fluks aplikimesh në Akademinë e Sipërmarrjes!/ Wake Up
19/11 09:38
Çfarë po testohet në bujqësi përmes teknologjisë?/ Wake Up
19/11 09:37
Talentet në diasporë, Arjan Ymeri: Po i sjellim drejt Shqipërisë!/ Wake Up
19/11 09:37
Si ka ndryshuar ekosistemi i sipërmarrjes në Shqipëri që prej një dekade!/ Wake Up
19/11 09:34
Cilat janë “startup-et” që po gjenerojnë të ardhura të mëdha në vend?/ Wake Up
19/11 09:32
A po e përdorni I.A. në punën tuaj dhe si?/ Wake Up
19/11 09:18
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
19/11 09:11
Mbaji pranë ata me të cilët përputhesh, të tjerët lëri të shkojnë…/ Wake Up
19/11 09:11
Mot me vranësira dhe shi, herë pas here priten dhe shtrëngata/ Wake Up
19/11 09:10
Wake Up – Emisioni i Plotë, 18 Nëntor 2026
18/11 10:45
Specialisti imobiliar zbulon zonat ideale për të blerë shtëpi në Tiranë!/ Wake Up
18/11 10:28
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
18/11 10:15