Wake Up/ Historia e veçantë e shtegtimit plot peripeci e lejlekut Elsa nga Shqipëria në Afrikë
09/10/2020 11:23

Mëngjesin e 29 shtatorit, punonjësit e Administrimit të Zonave të Mbrojtura në Fier lanë të lirë Elsën, lejlekun e ri shtegtimi i së cilës ka qenë plot vuajtje dhe peripeci ashtu sikurse edhe plot përkujdesje. Elsa me shumë gjasë ka çelur në Slloveni dhe iu vu unazë në këmbë (matrikulim) nga Muzeu i Historisë së Natyrës së Sllovenisë në datë 8 gusht të këtij viti, pasi ishte gjetur e plagosur rëndë pranë gjoksit, me shumë gjasë si pasojë e sulmit të ndonjë shpendi grabitqar. Elsa, fillimisht u mbajt për 2 javë në qendrën e rehabilitimit në Muta të Sllovenisë, nga ku më tej është lëshuar. Më datë 15 shtator ky lejlek u raportua në Ulqin, nga kolegët e qendrës Malazeze për Studimin dhe Ruajtjen e Shpendëve dhe 2 ditë më vonë lejleku është ulur në gjendje të dobët fizike në qendër të Tiranës, ku u kap dhe u mbajt në gjendje kaptiviteti deri sa fotografi njohur z.Albert Cmeta mësoi mbi rastin dhe ndërhyri për ta shpëtuar. Zoti Cmeta kontaktoi qendrën “Shpendët e Shqipërisë” që bëri këqyrjen dhe vlerësimin e menjëhershëm të gjendjes së shpendit dhe vendosi ta dërgojë për trajtim në Qendrën e Rehabilitimit në Shpendëve të Egër në Divjakë, ku qëndroi 10 ditë dhe mori një përkujdesje të dalluar nga stafi i saj. Elsa arriti në qendrën e Divjakës, në kufijtë e nënpeshës, rreth 2.3 kg dhe falë përkujdesjes, në momentin e lëshimit kishte peshën 3 kg. Sot ne rrëfyem historinë e veçantë të Elsës, por edhe për rikthimin e lejlekëve të tjerë. Lejleku është një prej shpendëve më të rrezikuar në vendin tonë, me një popullatë folezuese prej vetëm 7 çiftesh.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46