Wake Up/ Historia e dy shqiptarëve myslimanë në Itali: Restaurojnë kisha dhe shkolla shqipe
06/10/2020 11:08

Dy shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Itali në komunën e Pratola Peligna në Aquila, janë bërë të njohur për faktin se kanë restauruar falas kishën e San Roccos në Popoli. Bëhet fjalë për Luan Hallullin dhe Arben Mukën të cilët janë të angazhuar në fushën e ndërtimit. Më interesant është fakti që të dy ata janë të besimit islam dhe kanë kontribuar për një objekt të fesë së krishterë që ishte kthyer në rrënojë. Kjo kishë rrezikonte që të shembej në pjesë të caktuara të saj duke rrezikuar edhe besimtarët. Po ashtu Luan Hallulli është kryetar i një shoqate italo-shqiptare në Abruzzo dhe drejton një kompani ndërtimi. Ai ka emigruar nga Vlora që në moshën 14 vjeç me skaf dhe fillimet e tij në Bari të Italisë kanë qenë të vështira pasi për 7 muaj nuk ka mundur që të komunikojë me familjen. Luani ka rreth 20 vite i angazhuar në fushën e ndërtimit dhe ka punuar me ndërtimin dhe restaurimin e pallateve, shkollave dhe shumë objekteve të tjera. Po ashtu më herët, në vitin 2009, ai ka krijuar edhe dy shkolla shqipe me nga 20 nxënës. Edhe pse ka rreth 30 vite i larguar nga Shqipëria, ai së bashku me familjen dhe tre fëmijët kthehen për të qëndruar gjatë pushimeve verore. Luan Hallulli dhe Arben Muka na treguan historinë e tyre dhe sesi nisma e tyre u përkrah dhe u bë lajm i parë ne mediat italiane.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30