Wake Up/ “Hapni Qafë Botën!”, protesta e minoritarëve që ju pengohet lëvizja
13/10/2020 11:44

Pandemia ka reduktuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në pikat kufitare. Tashmë dihet që të kalosh në anën tjetër të kufirit duhet t'i nënshtrohesh masave AntiCovid. Por që prej muajit mars që u mor vendimi për mbylljen e pikave kufitare, jo të gjitha janë hapur. Një nga pikat që qëndron ende e mbyllur është ajo e Qafë- Botës e si pasojë dhjetëra fshatra e biznese të zonës së Sarandës në këtë zonë gjenden të izoluara për këtë shkak. Për këtë arsye fundjavën që shkoi, qindra minoritarë janë mbledhur në doganën e Qafë-Botës në një protestë për të kërkuar nga qeveria greke hapjen e doganës. Aktualisht,banorët duhet të kalojnë nëpërmjet Kakavijës për të arritur në Filat dhe Igumenicë, duke bëre gati 100 km më tepër ndërsa nëpërmjet doganës së Qafë- Botës, kjo distancë është vetëm pak minuta. Ndërkaq një dëm të madh ekonomik kanë pësuar edhe bizneset e zonës së Igumenicës, të cilat kryejnë tregti në Shqipëri. Janë me qindra banorët e kësaj e zonave përreth të cilët kërkojnë që kjo pikë të hapet sepse shumë prej tyre kanë vendet e punës në anën tjetër të kufirit, shumë prej minoritarëve tërheqin pensionet, por marrin dhe shërbime shëndetësore. Kujtojmë se Greqia nuk e ka hapur kufirin me Shqipërinë për udhëtimet turistike, por vetëm për personat me dokumente greke dhe ata që kanë arsye të domosdoshme. Protesta është mbështetur nga Bashkia Finiq, dhe këtë mëngjes ne kishim në një lidhje Skype, kryetarin e kësaj bashkie, zotin Kristo Kiço i cili shpjegoi situatën me banorët atje.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46