Wake Up/ Hapet laboratori i dytë, testimet vetëm për të sëmurët e Spitaleve COVID 1 dhe 2
21/07/2020 11:26

Teksa Shqipëria po shënon shifra në rritje të të infektuarve, masat që po ndërmarrin autoritetet shëndetësore konsistojnë në shtimin e kapaciteteve laboratorike për testimet por edhe me pajisje të ndryshme përsa i përket reparteve intensive që merren me trajtimin e personave që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Pas laboratorit të referencës në Institutin e Shëndetit Publik, testimet molekulare për identifikimin e SARS COV2 do të kryhen edhe në QSUT. Sipas ekspertëve edhe ky laborator është i biosigurisë 2, i certifikuar nga OBSH. Krahas testimeve Real Time PCR në këtë laborator do të kryhen edhe testimet serologjike të bluzave të bardha, ku në fakt kanë vazhduar gjatë kësaj periudhe për të gjithë mjekët që janë në vijën e parë të përballjes me pandeminë. Profesor Andi Koraqi, Shef i Shërbimit të Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT tha se në fakt këto teste do të bëhen vetëm për të sëmurët e spitaleve COVID 1 dhe COVID 2, siç parashikon dhe protokolli. "Ky laborator përballon 100 teste në 3 orë"- tha ai. Po sa të sakta janë këto teste? Shef i Shërbimit të Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, thotë se askush nuk mund ta thotë me saktësi sesa është marzhi i gabimit. "Por kur flitet për aparatura që i japin përgjigjet në kohë reale dhe laboratore të certifikuara marzhi i gabimit është i vogël"- tha profesor Andi Koraqi.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 17 Nëntor 2026
17/11 11:12
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
17/11 10:57
Çajrat që duhet të konsumojmë në mëngjes…/ Wake Up
17/11 10:52
Nutricionisti: Gabimi me vezën, shumica heqin të verdhën dhe konsumojnë të bardhën!/ Wake Up
17/11 10:49
Nutricionisti: Çfarë duhet të zgjidhni mes një byreku dhe brioshi?/ Wake Up
17/11 10:43
Mëngjeset që nuk iu marrin aspak kohë janë këto!/ Wake Up
17/11 10:39
A duhet ta shmangim mëngjesin apo jo? Nutricionisti jep përgjigjen befasuese/ Wake Up
17/11 10:22
Nutricionisti: Ja sa kalori duhet të konsumoni në mëngjes, drekë dhe darkë!/ Wake Up
17/11 10:21
Kjo është loja virale që i “nxirrni fundin” për 5 ditë!/ Wake Up
17/11 10:09
Rimi punoi aq fort sa u bë shtrak-shtruk/ Wake Up
17/11 10:07
Fantazmat e shitjeve online, si do të kontrollohen?/ Wake Up
17/11 09:57
Kujdes faqet ilegale, çfarë dëmesh ju sjellin blerësve?/ Wake Up
17/11 09:56
Blerjet online, çfarë ndryshon tani për konsumatorët?/ Wake Up
17/11 09:47
Mashtrime online përmes mjekëve të njohur, fenomeni që po rritet!/ Wake Up
17/11 09:46
Kujdes nga “Black Friday”, gazetari: Ja çfarë ndodh!/ Wake Up
17/11 09:33
A keni merak se AI mund t’ju zëvendësojë në punën tuaj?/ Wake Up
17/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
17/11 09:18
Sapo njeriu fillon ta gënjejë veten, ai humbet aftësinë për ta parë realitetin…/ Wake Up
17/11 09:17
Mot me vranësira dhe reshje të pakta shiu! Ulen temperaturat/ Wake Up
17/11 09:07
Teoritë e konspiracionit për ditën e sotme, 17 nëntor!/ Wake Up
17/11 09:03