Wake Up/ Glendi Nallbani: Ç’po ndodh në Superligë?! Furtuna mbi trajnerët
20/12/2019 11:14

Një ditë për t’u shënuar në kalendarin e futbollit shqiptar 14 dhjetori 2019. Plot tre trajnerë të shkarkuar nga ekipet e Superiores. Pas Partizanit me italianin Franko Lerda, kanë bërë të njëjtën gjë edhe Teuta me Bledi Shkëmbin dhe Luftëtarin me grekun Jorgo Marantas. Vetëm pak ditë më parë Tirana kishte shkarkuar Julian Ahmatajn. Dhe gjithçka po ndodh kur ka mbetur vetëm kjo fundjavë për të mbyllur Kampionatin (Superliga rihapet diku nga 20 janari). Nga ana tjetër, nëse sheh tabelën e renditjes, shumica e ekipeve kanë thuajse të njëjtat pikë. Aktualisht Kukësi vazhdon të jetë në vendin e parë, pas fitores që mori në Shkodër ndaj Vllaznisë. Verilindorët kanë nisur shkëputjen dhe momentalisht kanë 30 pikë, tre pikë më shumë se Bylisi, që mori një fitore shumë të vlefshme ndaj Laçit, në fushën e vet. Në vendin e tretë është ngjitur Tirana, e cila me fitoren ndaj Flamurtarit, ka shkuar në kuotën e 25 pikëve. Po kaq pikë kanë edhe Partizani, Teuta e Laçi, që humbi në Ballsh. Në Durrës Teuta mposhti Partizanin, mes shumë tensionesh dhe e ka barazuar me pikë të kuqtë. Ndërkaq në vendin e shtatë ndodhet Vllaznia me 23 pikë, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e tetë me tre pikë më pak se shkodranët. Luftëtari nuk ka ndryshuar pozicion me fitoren që mori ndaj Skënderbeut, por ka shkuar në kuotën e 11 pikëve dhe mban sado pak gjallë shpresat për mbijetesë. Ndërsa i zhytur duket Flamurtari që ka vetëm 6 pikë dhe ndodhet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit, pas humbjes në kryeqytet nga Tirana.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30