Wake Up/ Gjovalin Shkurtaj: Deputetët shqiptarë t’i nënshtrohen provimit të gjuhës shqipe
10/01/2020 14:15

Akademia e Shkencave ka kërkuar që të krijohet një fjalor i plotë për gjuhën shqipe dhe një ligj që ta mbrojë atë. Gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj është i mendimit se duhet t’u japim votën politikanëve duke i vlerësuar edhe nga ana e të shkruarit e të folurit të shqipes. "Majde para se të marrin mandatin ata duhet ti nënshtrohen provimit të gjuhës shqipe dhe ata duhet të marrin notë mbi 8-të që të kalojnë. Por kjo nuk vlen vetëm për politikanët por për të gjithë administratën publike"- tha gjuhëtari i njohur. Sipas gjuhëtarit Shkurtaj duke parë fjalimet e deputetëve në parlament, të gjithë ne jemi dëshmitarë për mungesën e theksuar të njohurive elementare lidhur me gjuhën shqipe. Që në kohën kur u themelua shteti shqiptar, në Fletoren Zyrtare u botua vendimi që të gjithë nëpunësit të jepnin provim gjuhën shqipe. Por, duket se me kalimin e viteve gjithmonë e më pak të punësuarit po testohen në këtë drejtim. Më herët në librin e tij "Urgjenca gjuhësore", prof. Shkurtaj ka trajtuar problemin e barbarizmave dhe huazimeve që fare mirë mund të jenë të zëvendësueshme me fjalë shqipe. Ky është një problem që vihet re edhe përsa i përket teksteve të shumë artistëve të rinj, që bëjnë një ndërthurje mes shqipes, italishtes, anglishtes apo gjuhëve të tjera.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Nëntor 2026
23/11 11:03
“Përballja me Serbinë më 10 prill në Beograd, ndeshje shumë e rëndëshime për ne”/ Wake Up
23/11 10:40
Xhino Drangu, Presidenti i Federatës Shqiptare të Regbisë zbulon objektivat e ardhshme/ Wake Up
23/11 10:33
A është Regbia një sport që kushton?/ Wake Up
23/11 10:24
Si luhet sporti i Regbisë, si fitohen pikët?/ Wake Up
23/11 10:23
Regbia, sport i ri për traditën sportive shqiptare! Si erdhi tek ne?/ Wake Up
23/11 10:14
BBV6 po vjen, një kast që premton shumë!/ Wake Up
23/11 10:09
75% e shqiptarëve janë të varfër, ekonomistja: Duhet minimum jetik!/ Wake Up
23/11 09:55
Ekspertja: Shqiptarët shpezojnë shumë për të rënë në sy!/ Wake Up
23/11 09:55
Argëtim, restorante e hotele sa shpenzojnë shqiptarët në muaj?/ Wake Up
23/11 09:49
Ekspertja: Harxhojmë shumë për të ngrënë, duam dreka e darka të bollshme!/ Wake Up
23/11 09:47
Zani pa ata që prisnin tek dera e zyrës dhe u fut në “shtrak-shtruk”/ Wake Up
23/11 09:33
Cilat forma të artit zbukurojnë jetën tuaj?/ Wake Up
23/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
23/11 09:26
Njeriu mund të ndërrojë qytete, shtëpi e dashuri, por me veten do t’i duhet të jetojë…/ Wake Up
23/11 09:16
Vendimet e gabuara që i çuan në rrugën e drejtë…/ Wake Up
23/11 09:02
Një fundjavë me Nicol në Londër, çfarë i bëri përshtypje?/ Wake Up
23/11 09:00
Mot i paqendrueshëm dhe me rrebeshe shiu. Nata sjell përmirësim të kushteve/ Wake Up
23/11 09:00
Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00