Wake Up/ Gjirokastër; Spitali, institucionet dhe fasoneritë vatra të Covid. S’respektohet karantina
13/11/2020 11:19

Në hartën e publikuar nga autoritetet e ministrisë së shëndetësisë, qytete që më parë raportonin vetëm 2 deri në 4 raste në ditë, tashmë raportojnë me dhjetëra raste infektimesh. Kjo ka ndodhur së fundmi me qytetin e Gjirokastrës e cila ka një rritje të ndjeshme të rasteve me virusin Sarscov2 duke u futur në zonat e kuqe me rrezik të lartë. E si pasojë e kësaj situate, autoritetet shëndetësore në qytetin jugor kanë filluar të vihen në lëvizje duke hapur dhe ambientet e posaçme për trajtimin e personave të prekur nga Covid-19. Gazetarja e Top Channel, Kristina Fidhi në një lidhje direkte nga Urgjenca për trajtimin e personave të prekur nga Covid-19 tha se për momentin aktualisht shtretërit e repartit Covid në Gjirokastër janë bosh. "Siç e shihni reparti sot në mëngjes është tërësisht bosh. Janë tërësish bosh janë disa shtretër në dispozicion të rasteve të rënda. Dje është pritur pacienti i parë por për shkak të gjendjes së tij më të rënduar ai është dërguar në Spitalet Covid në Tiranë. Situata e përgjithshme në Gjirokastër është intensive. Janë gati 300 persona që janë të karantinuar në kushtet e shtëpisë, në fakt do duhej të ishin të karantinuar sepse nuk është respektuar karantina dhe një nga shkaqet e përhapjes se virusit është pikërisht kjo. Vatrat kryesoret të infeksionit janë gjithandej; institucionet shtetërore, bashkitë, gjykatat, shkollat, kopshtet. Kemi të infektuar edhe në spital të gjithë ekipin e epidemiologëve, përfshirë edhe drejtuesit e automjeteve janë të gjithë të prekur me Covid-19. Situata është shumë serioze, një pjesë e të infektuarve janë infermierë të cilët kryenin shërbime në banesa për të prekurit me Covid. Dhe besohet se kemi një staf të pamjaftueshëm nëse do të duhej të përballonte vetë spitali këtë situatë"- raportoi për Wake Up, gazetarja Kristina Fidhi, ndërkohë që ambulanca solli në atë moment edhe pacientin e parë për sot në repartin bosh të repartit Covid në Gjirokastër.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46