Wake Up/ Gjatë tre javëve izolim raportohen mbi 1300 faqe pornografike me “shënjestër” fëmijët
05/05/2020 12:02

Gjatë tre javëve që lamë pas në vendin tonë është konstatuar një fenomen tepër shqetësues që vë në rrezik fëmijët. Pranë platformës kombëtare ISIGURT.al janë raportuar më shumë se 1311 faqe me përmbajtje pornografi të fëmijëve, të cilat kanë qenë lehtësisht të aksesueshme nga të rinj të gjitha grupmoshave. Shumica e këtyre faqeve kanë qenë të huaja, por nuk kanë munguar edhe ato në gjuhën shqipe, ndërkohë që në përmbajtjen e tyre ka pasur edhe mjaft episode dhune. Reagimi ka qenë i menjëhershëm. Shumë prej tyre janë mbyllur, por fenomeni mbetet mjaft shqetësues aq më tepër kur dihet se fëmijët tashmë kalojnë më shumë kohë online, pasi janë edhe të detyruar që në të njëjtën kohë të ndjekin edhe mësimet. Altin Hazizaj, Drejtor i përgjithshëm i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri tha se edhe për vetë ata ky ka qenë një fenomen i papritur. "Ka qenë një fenomen i papritur edhe për ne që kemi vite që monitorojmë sigurinë e fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve në internet. Dhe ajo që ka ndodhur ka qenë jashtë çdo parashikimi, sepse nuk bëhet fjalë për një rritje dyfish apo dhjetëfish por për një rritje njëqindfish të raportimeve me përmbajtje pornografike. Dhe nga këto 1311 faqe afërsisht 30 faqe janë shqiptare me pornografi për të rritur në fakt por që kanë pasur mesazhe apo nxitje të dhunës ku përfshiheshin dhe fëmijët e të rinjtë. Kemi pasur dhe një rast dje vonë të pornografisë me të mitur në Shqipëri dhe faqja është mbyllur falë bashkëpunimit që kemi me Facebook-un brenda 1 ore."- tha Hazizaj. I pyetur nëse këto raste i referohen Policisë së Shtetit dhe nëse hetohen nga organet përgjegjëse. Altin Hazizaj sqaroi se ka një ngërç përsa i përket hetimit dhe kapjes së autorëve: "Nëse ka një çështje problematike në Shqipëri ajo është çështja e hetimit dhe këtu ka dy momente kryesore që duhen marrë në konsideratë; Shqipëria ka probleme përsa i përket ndjekjes ekstra territoriale në ndjekje të krimeve të tilla dhe e dyta teknologjia ne Policinë e Shtetit dhe Prokurorisë shqiptare nuk lejon ndjekjen e autorit që ka hedhur online materialin pavarësisht se faqja është e aksesueshme në Shqipëri. Ne ja kemi kaluar të gjitha rastet e raportuara, Policisë së Shtetit dhe kemi një bashkëpunim të mirë me ta. Gjithashtu kemi rënë dakord që derisa nuk kemi teknologji të avancuara, ne si organizatë t'i raportojmë këto faqe në organizata partnere që merren me studimin dhe raportimin e faqeve të tilla. Këto janë organizata që operojnë në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë".- tha Hazizaj

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30