Gent Bejko prej vitesh jeton në Montreal të Kanadasë së bashku me bashkëshorten Xhoi dhe dy fëmijët e tyre. Asnjëherë ai nuk është shkëputur nga profesioni, të cilin vijon ta ushtrojë duke qenë pjesë e shfaqjeve apo serialeve të ndryshme atje. Por keqardhja që ndjen aktori sa herë që kthehet në Tiranë është fakti që ai nuk gjen referencat e fëmijërisë dhe rinisë së tij.