Wake Up/ Genc Sulçebe: Kemi 20 herë më shumë të infektuar me COVID, nga sa janë raportuar
22/07/2020 11:19

Që prej fillimit të pandemisë nga COVID- 19, Tirana ka qenë vatra kryesore e përhapjes së virusit. Në sytë e publikut shifrat që raportohen çdo ditë përkthehen sikur ne jemi në fazën e imunitetit të popullatës, por në fakt vetëm 7% e popullatës në Tiranë janë prekur nga COVID-19. Në këtë përfundim kanë dalë dy akademikët, Prof.Dr. Genc Sulçebe dhe Prof. Dok. Alban Ylli në studimin e tyre të fundit, publikuar nga Akademia e Shkencave. Studimi hedh dritë mbi situatën epidemiologjike dhe përhapjen e Sars Cov-2 në popullsinë e Tiranës. Studimi u krye në shërbimin universitar të imunologjisë pranë QSUT dhe është realizuar i ndarë në dy faza. Në fazën e parë (java e fundit e majit 2020), u studiuan 128 dhurues gjaku nga Qendra Kombëtare e Dhurimit të Gjakut. Ndër to, vetëm një dhurues doli pozitiv, që reflekton një pozitivitet prej 0.8 për qind. Në fazën e dytë, realizuar javën e parë të korrikut 2020, pra, pas rreth një muaji, u studiua pozitiviteti i antitrupave specifikë ndaj virusit SARS-CoV-2 në 264 individë të moshave 20 deri 70 vjeç, të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme nga regjistrat e mjekëve të familjes të qendrave shëndetësore nr. 3, 7, 8 dhe 9 të qytetit të Tiranës, të cilat përfaqësojnë një popullatë të përgjithshme prej rreth 202 000 banorë. Mjeku imunolog, doktor Genc Sulçebe një nga realizuesit e studimit tha se zona me më shumë të infektuar rezulton ajo e 21 dhjetorit. "Te Rruga e Kavajës që mbulohet nga Qendra Shëndetësore nr 9, ishte përqindja më e lartë e pozitivitetit të të infektuarve me COVID-19. Ndërkohë që Qendra Shëndetësore nr. 7 që mbulon Laprakën kishte përqindje të ulët të pozitivitetit të infektimit. Nga studimi rezultoi se vetëm 7% e popullatës së kryeqytetit ka krijuar antitrupa, pra është prekur një herë nga virusi COVID-19 që është një shifër shumë e vogël krahasuar me vendet e tjera. Por duhet të kemi parasysh se kjo përqindje (7%), në krahasim me numrin e atyre që kanë dalë pozitiv përmes tamponit, pra janë diagnostikuar zyrtarisht si të sëmurë është rreth 20 herë më e madhe. Pra numri i atyre që realisht infektohen pa shenja klinike ose me shenja të vogël që janë të pa raportuar apo për arsye të ndryshme nuk e kanë bërë tamponin është shumë më i madh se numri i atyre që janë raportuar si të sëmurë apo deklarohen zyrtarisht nga institucionet"-tha Prof.DR. Genc Sulçebe.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30