Wake Up/ Genc Sulçebe: Kalimi i virusit në shumë individë e dobëson atë
17/03/2020 12:19

Të prekurit me Covid19 në vendin tonë vazhdojnë të rriten nga dita në ditë. Por ndërsa gjendja e tyre mbetet e stabilizuar sipas autoriteteve të shëndetësisë, apo edhe masat që janë marrë, të gjithë pyesin a do të kemi të njëjtin fat si Italia, Kina, Spanja, ku numri i viktimave dhe të prekurve rritet nga dita në ditë? Si do të përjetohet nga sistemi imunitar i shqiptarëve, koronavirusi. Prof. Dr Genc Sulccebe, mjek i njohur i specializuar në fushën e imunologjisë ditët e fundit është shprehur se nuk duhet të trembemi nga koronavirusi. Në një lidhje skype në Wake Up ai u shpreh se "Nuk ka imunitet të përgatitur ndaj këtij virusi, por ajo që unë e konsideroj të rëndësishëm është fakti se po punohet për vaksinën. Dua të theksoj se kalimi i virusit nga një individ në tjetrin e dobëson atë. Virusi sigurisht mund të ketë pësuar mutacione por ato janë të vogla"- tha Sulçebe. I pyetur për mendimin se shqiptarët dhe ballkanasit mund të jenë imun ndaj këtij virusi, mjeku i njohur sqaroi: "Popullata botërore ka shumëllojshmëri gjenesh. Ne kemi shumë studime përsa i përket gjeneve të popullatës shqiptare ne kemi ngjashmëri gjenetikisht me popujt e Ballkanit. Sa më larg gjeografikisht popujt aq më të ndryshme edhe gjenet. Me këtë dua të them se gjenet tona janë shumë larg (të ndryshme) nga ato të popullit kinez dhe pak më të ndryshme nga ato të Italisë së veriut. Unë besoj se 80% e individëve do ta kalojnë virusin me simptoma të lehta"- tha Dr. Genc Sulçebe.

Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00
Fituesit e lojërave për sot në Wake Up!
20/11 10:34
Ku po ruhen të dhënat e nxënësve nga survejimi me kamera?/ Wake Up
20/11 10:33
“Smart City”, gazetari: Janë konstatuar mangesi në mbrojtjen e të dhënave!/ Wake Up
20/11 10:20
Sa po gjen zbatim “Smart City” në shkolla!/ Wake Up
20/11 10:13
Kamerat në shkolla, siguri apo dhunim i privatësisë?/ Wake Up
20/11 10:12
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:53
Baçi është trim, por e ka tmerr “shtrak-shtruk”!/ Wake Up
20/11 09:48
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:48
Kush jeni dhe nga po na ndiqni sot në mëngjes?/ Wake Up
20/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
20/11 09:23
Zgjidhe me kujdes mallkimin tënd: ditë të mërzitshme apo ditë plotë emocione/ Wake Up
20/11 09:16
Proteinat dhe plakja, çfarë tregon studimi i 350-të?/ Wake Up
20/11 09:07
Mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe të izoluara shiu. Ulen temperaturat/ Wake Up
20/11 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14