Wake Up/ Gazetari nga Suedia: Pse qeveria beson se virusi mundet me imunitet dhe jo me izolim
26/03/2020 12:03

Suedia është një nga vendet që duket sikur ka marrë më pak masa për të minimizuar rrezikun e prekjes nga koronavirus. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara dje pasdite në Suedi rezultojnë deri më tani 42 të vdekur, 2510 të prekur nga Covid-19. Vetëm 24 orët e fundit u shënuan 200 raste të reja të të infektuarve me Covid-19. Por pavarësisht shifrave qeveria suedeze nuk ka marrë masa drastike, jeta atje vijon normalisht. Kryesisht masat e marra, janë përqendruar në informimin e qytetarëve sidomos ata të huaj. Janë shpërndarë informacione rreth Covid-19 në gjuhë të ndryshme. Përveç vetizolimit të qytetarëve, të cilët nga frika kanë zgjedhur të mbyllën vetë në banesa, baret, restorantet dhe qendrat tregtare janë të hapura në të gjithë vendin. Disa ditë më parë edhe aty qytetarët u dyndën në supermarkete për t'u furnizuar. Një nga masat që ka marrë qeveria është ndalimi i fluturimeve jashtë kufijve të atyre që nisen për pushime, por lejohet që të fluturojnë për arsye pune apo kthimi në atdhe. Ndërkohë vetëm shkollat e larta dhe gjimnazet janë mbyllur, ndërkohë që ҫerdhet, kopshtet apo shkollat fillore janë akoma të hapura. "Covid nuk do të zhduket nëse mbyllim institucionet arsimore, por do të vazhdojë të jetë mes nesh për një kohë të gjatë"- deklaruan dje drejtuesit i Shëndetit Publik. Qeveria suedeze beson se virusi mundet me imunitet dhe jo domosdoshmërisht me izolim. Për të qenë të përgatitur për emergjencat që mund të sjellë ky virus, është ndërtuar edhe një spital që do të jetë në shërbim të të prekurve. Sipas të dhënave të orëve të fundit në Suedi raportohet për mbi 2350 të infektuar dhe rreth 40 viktima por të dhënat ndryshojnë orë pas ore me shtimin e rasteve të reja. Por, për më shumë lidhur me situatën e deritanishme aty, ne ishim sot me gazetarin, Ervin Dushin i cili jeton aty prej disa vitesh.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30