Wake Up/ Gazetari Muhamet Veliu: Kam 37 ditë që nuk takoj prindërit, frikë kur shkoj në shtëpi
16/04/2020 12:12

Muhamet Veliu është një ndër gazetarët më të hershëm të politikës por siç shprehet dhe vetë në këtë periudhë izolimi nuk ja ka ndjerë dhe aq mungesën raportimeve nga salla e Kuvendit. Arsyeja?! "Parlamenti gjatë këtyre kohëve është një prej institucioneve më të lehta për të raportuar pasi nuk është më ai parlamenti ku ka një shpirt të madh debati dhe kundërshtie opozitarizmi. Janë shumë elementë që e kanë dobësuar parlamentarizmin shqiptar dhe kësisoj deri diku të gjithë seancat e parlamentit janë copy-paste, ndaj si gazetar politike nuk ndjej ndonjë sadisfaksion të madh të raportoj nga ky parlament pavarësisht se është e rëndësishme për publikun"- tha gazetari Muhamet Veliu. Ndërkohë këto ditë ai ka qenë në terren për të raportuar situatën e Kovid-19. Po si e përjeton ai vetë gjithë këtë situatë "i zhveshur" nga kostumi i profesionit. "Janë momente të vështira pasi gjatë gjithë kohës raportojmë nga terreni dhe e gjithë frika lidhet kur ne shkojmë në shtëpi tek të afërmit tanë. Ndërkohë unë kam rreth 37 ditë që nuk takoj prindërit, pasi ata janë të izoluar, ndërkohë që bashkëshortja mësuese në profesion qëndron në shtëpi, dhe çdo ditë më ka shoqëruar frika se mos unë jam mbartës i virusit dhe mund t'ia transmetoj bashkëshortes. Nga ana profesionale,r ky është lajmi i shekullit dhe nuk besoj se si gazetar do të kemi mundësi në vitet e ardhshme të përfshihemi në raportime kaq intensive të një ngjarje kaq të madhe. Kështu që nga kjo anë është një sadisfaksion për të informuar qytetarët të cilët kanë qenë të izoluar në shtëpi".

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30