Wake Up/ Frikë nga Covid-19, 30% e grave nuk shkuan në spital për të bërë mamografinë
01/10/2020 10:55

Frika nga pandemia, ka bërë që shumë pacientë të heqin dorë nga ekzaminimet, kontrollet mjekësore rutinë të cilat ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve. Një nga këto kontrolle prej të cilës hoqën dorë ishte mamografia. Në fazën e parë të pandemisë së koronavirusit, shumë gra në të gjithë botën hoqën dorë nga ekzaminimi i gjirit përmes mamografisë. Sipas të dhënave zyrtare që raportohen nga shtete të ndryshme numri i pacienteve ra si në ambulanca edhe në spitale me rreth 30 përqind, kjo për shkak se gjatë mamografisë, kontakti i ngushtë midis infermieres që bën ekzaminimin dhe pacientit është i pashmangshëm. Madje autoritetet shtetërore në Gjermani apo Angli vendosën që ekzaminimet për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve kancerogjene të mbylleshin përkohësisht, ndërkohë që pati edhe pacientë që nga frika e infektimit shtynë seancat e kimioterapisë për kancerin. Por tani duket se gjendja ka ndryshuar. Në sallat e pritjes në spitale dhe klinika janë marrë masa për të minimizuar efektin e infektimit si dhe për respektimin e distancës fizike, dhe mjekët u rekomandojnë grave që të vazhdojnë sipas rregullit ekzaminimin e gjirit përmes mamografisë apo edhe kontrolleve të tjera. Po në Shqipëri a u përballën mjekët me një situatë të tillë? Duke qenë se kemi hyrë në muajit tetor dhe në të gjithë botën ai njihet si muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, natyrisht që këtë mëngjes folëm me mjeken Emiljana Huti për këtë sëmundje që fatkeqësisht prek qindra gra shqiptare çdo vit.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30