Wake Up/ Frika nga COVID: Alo 127, shtohen telefonatat, 1700 thirrje në ditë. Kryeson Tirana
12/10/2020 11:23

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore e njohur si "Alo 127" është "porta" e parë ku njerëzit trokasin sapo termometri i tyre shënon temperaturë sipër vijës së kuqe 37. Me shtimin e virozave duket se edhe frika e njerëzve është shtuar përballë rrezikut COVID-19 që ka gjunjëzuar gjithë botën. Sezoni vjeshtë-dimër pritet sipas ekspertëve të shtojë ndjeshëm rastet dhe 127 është sistemi i parë i ngritur që sinjalizon fluksin që do të pasojë në spitale. "Ka një shtim të numrit thirrjeve drejt 127 pasi njerëzit marrin në telefon me shenjën e parë që kanë jo vetëm për t'u informuar por dhe për të bërë tamponin" - tha Dr.Skënder Brataj, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Tirana Shkodra, Durrësi janë qytetet nga vijnë më shumë thirrje drejt numrin të Qendrës Kombëtare të Urgjencës. Për t'i paraprirë një situate të vështirë që mund ta çonte sistemin shëndetësor në kolaps, janë përgatitur disa skenarë. Krahas 4 spitaleve COVID, në trajtimin e pacientëve me COVID-19 do të jenë në funksion edhe spitalet rajonale. Në skenarin e parë do të përfshihen spitalet rajonalë në Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Shkodër. Në skenarin e dytë përfshihen spitalet rajonale të Beratit, Lezhës dhe Fierit. Në skenarin e tretë përfshihen spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit. Ndërkohë është rritur me 30% numri i epidemiologëve në terren për të monitoruar situatën. Duke qenë se tashmë pritet që të qarkullojë dhe gripi sezonal i cili ka simptoma të ngjashme me Covid19, pritet që të ketë një konfuzion të madh në opinionin publik të cilët do të kërkojnë ndihmë në numrin 127 të urgjencës kombëtare. Por si parashikohet situata në muajt në vijim, a ka pasur rritje të numrit të thirrjeve pranë urgjencës kombëtare që është hapi i parë me të cilin përballen qytetarët që kanë dyshime.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46