Wake Up/ Fleura Shkëmbi: Pas masazhit tajlandez pse jo dhe çaji i malit në Unesco
16/12/2019 11:49

Listës së Trashëgmisë Botërore Jomaterale të Unescos i është shtuar këto ditë edhe masazhi tajlandez i shpinës i njohur si "Thai masagge". Mjekë dhe murgj me origjinë nga India mësohet se kanë çuar metodat e tyre 2.500 vjet më parë në Tailandë, duke ia lënë sekretet e tyre dishepujve në tempuj e më vonë nëpër familje. Fleura Shkmëbi, hipnoterapiste, psikologe u shpreh se këto janë tradita dhe kultura që për vlerat që sjellin në shëndetin e njeriut meritojnë të ruhen si tradita. "Në këtë kontekst kemi dhe ne disa tradita me vlera kurative që meritojnë të kenë një vend në listën e trashëgimisë. P.sh. gjyshet tona çdo mbrëmje kishin si traditë të fusnin këmbët në ujë të ngrohte me kripë. Kjo terapi konsiderohet shumë e shëndetshme. Çaji ynë i malit gjithashtu ka vlera kurative të jashtëzakonshme dhe pse jo do të ishte shumë mirë që të ishte pjesë e listës së Unesco-s"- tha ajo. Nëse i referohemi listës së gjatë të Unesco-s ka shumë tradita dhe kultura të veçanta që janë pjesë e kësa liste. Ne po ju listojmë disa prej tyre. Gjuetia e Fajkojve. Mendohet se kjo praktikë ka lindur në Euroazinë Qendrore dhe praktikohet nga rreth 20 kombe. Kaligrafia kineze është pjesë e trashëgimisë botërore në UNESCO. Dhe sigurisht që ajo mbetet një nga kaligrafitë më të veçanta në botë. Teatri kinez i hijeve është pjesë e UNESCO-s që nga viti 2011. Mariachis, grupi tradicional meksikan i instrumentistë që me kitarë dhe trompë këndojnë në mjedise publike de festa ëhë pjesë e listës së trashëgimisë botërore. Capoeira, një loj arti marcial që praktikohet në Brazil është pjesë e listës botërore të trashëgimisë për lëvizjet spektakolare dhe mendohet se është një art shumë i vështirë për tu mësuar. Dieta Mesdhetare është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore. E njohur për vlerat ushqyese është dieta më e famshme ne botë. Kafja turke është bërë pjesë e Listës së UNESCO-s në vitin 2013. Shumë e njohur në botë dhe shumë e përhapur edhe në vendin kafja turke e ka statusin e saj të vlerësuar në botë. Verorja gjithashtu është bërë pjesë e UNESCO-s në vitin 2017-të. Kjo traditë u përfaqësua në UNESCO nga Rumania bashkë me tri shtete të tjera: Bullgaria, Maqedonia dhe Republika e Moldavisë – në të cilat kjo traditë e pranverës ekziston me disa ndryshime në formë, por që ka të njëjtën frymë të festimit të rilindjes së natyrës. Verorja është traditë edhe në Shqipëri.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 25 Shtator 2026
25/09 10:36
“Kur shohin vajza të bukura thonë kushedi kush e mban këtë”/ Wake Up
25/09 10:23
Ish-banorja e BBV4: Nuk shoh lekët tek partneri, gjërat do t’i ndërtojmë bashkë/ Wake Up
25/09 10:20
“Çunat janë bërë princesha”, Livia dhe Anxhelo: Mashkulli duhet t’i shkojë vajzës/ Wake Up
25/09 10:17
Ish-banorja e BBV4; Po e vuaj sinqeritetin në lëkurën time, nuk bëj intriga!/ Wake Up
25/09 10:15
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
25/09 10:12
Ish-banorja e BBV4: Jam kundra njohjes në rrjete sociale, nuk i jap mundësi askujt!/ Wake Up
25/09 10:11
Ku njihet sot partneri i jetës? Ish-banorja e BBV4 dhe aktori zbulojnë ç’ndodh/ Wake Up
25/09 10:05
Aktori rrëfen si njohu partneren: Një muaj e gjysmë e mezi më pranoi ta takoja!/ Wake Up
25/09 10:05
Olesia Leço: Merruni me fëmijët, mendojmë vetëm tek pragu jonë!/ Wake Up
25/09 09:44
Rea dhe Drini “shtrak-shtruk” shumë me njëri-tjetrin/ Wake Up
25/09 09:37
Sazan Guri: Ka gjyshe që nuk përkëdhelin nipërit, ka rënë zonjëllëku!/ Wake Up
25/09 09:36
Sazan Guri: Është e rëndësishme me kë pi kafen e mëngjesit për tre arsye/ Wake Up
25/09 09:34
Sjelljet toksike që të “helmojnë” ditën, Olesia Leço tregon veprimet e gabuara!/ Wake Up
25/09 09:33
Çfarë të bën të humbasësh menjëherë respektin për dikë?/ Wake Up
25/09 09:17
Të dua si bima që nuk çel kurrë, por mban brenda vetes dritën e luleve të fshehura…/ Wake Up
25/09 09:08
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
25/09 09:07
Moti sot sjell reshje, shtrëngata dhe dëborë në zonat malore!/ Wake Up
25/09 09:07
Wake Up – Emisioni i Plotë, 24 Shtator 2026
24/09 10:25
Ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e shohin shtëpinë si një ëndërr/ Wake Up
24/09 10:18