Wake Up/ Fëmijët luajnë, policët ruajnë, ç’po ndodh me emigrantët sirianë në Mitilini, Greqi
06/03/2020 12:01

Më shumë se 10 mijë emigrantë janë dyndur në kufijtë e BE-së, pasi Turqia vendosi papritur të mos ua pengojë më rrugëtimin. Turqia ka që në vitin 2016 që nuk i lejon emigrantët të kalojnë, falë një marrëveshjeje që ka nënshkruar me BE-në, e cila ka ofruar fonde që shteti turk t’i mbajë emigrantët në territorin e tyre dhe deri tani janë mbledhur rreth 3.7 milionë emigrantë në kampe. Por pas një sulmi të Asadit kundër forcave turke, që la 33 ushtarë turq të vrarë, Turqia e përshkallëzoi luftën në Idlib duke shkaktuar kështu një tjetër valë emigrantësh. Që prej një jave, që nga deklarata e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan, për hapjen e kufijve, Greqia është përballur me një fluks emigrantësh nga Lindja e Mesme në kufijtë e saj si nga toka dhe nga deti. Gjatë gjithë këtyre ditëve ka pasur konfrontime mes policisë greke dhe emigrantëve, ndërkohë që gjatë këtyre incidenteve janë shënuar viktima por edhe dhjetëra të lënduar. Reagimet me dy qeverive, si asaj turke dhe asaj greke kanë qenë të vazhdueshme, madje dhe të ashpra, ndërkohë që emigrantët vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje duke qëndruar në kufij ose duke gjetur rrugë të paligjshme për të depërtuar në vendet e tjera. Për më tepër se si është situata në Greqi do të ishim një lidhje skype me gazetarin e Top Channel, Artur Bibe, ndërkohë që me kameran e operatorit Ilia Poçi direkt nga porti Mitilini ne Greqi ndoqëm se ç'po ndodh me emigrantët atje

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30