Wake Up/ Fasoneria në Krujë, 40 persona të infektuar me KOVID, 17 raste të reja në 24 orët e fundit
21/04/2020 11:28

Nënë e bir, punonjës në dy fasoneri të ndryshme të qytetit të Krujës, kanë rezultuar pozitivë pas testit të tamponit. Bëhet fjalë për një punonjëse të fasonerisë që funksionon pranë ish-fabrikës së salcës, ku më parë janë konstatuar edhe punonjëse të tjera të prekura me KOVID- 19. Fabrika e këpucëve u mbyll nga ISHSH, ndërkohë që epidemiologët pohetojnë gjurmimin e kontakteve të tyre. Përveç punonjëses së kësaj fasonerie, edhe i biri që punonte në një tjetër fabrikë këpucësh, ka rezultuar pozitiv. Për të përcaktuar nëse ka dy vatra të ndryshme në fasoneritë e Krujës, do të gjurmohen edhe raste të kontakteve të djalit në fasonerinë ku punon, apo ai është infektuar nga nëna e tij. Sot sipas Drini Mashës, përgjegjës për marrëdhëniet me publikun në Bashkinë e Krujës, njëherësh edhe pjesëtar i Shtabit të Emergjencave numri i të infketurave sot ka shkuar në 40 persona. "Në territorin e Bashkisë Krujë sot janë 40 persona të infektuar dhe 17 raste janë në 24 orët e fundit. Rastet janë në të gjithë territorin e Bashkisë Krujë pra jo vetë më referuar edhe qytetit Krujë por edhe në njësitë e tjera administrative si Thumanë, Fushë Krujës dhe Bubq. Në njësinë Krujë kemi 13 raste, në Thumanë 10 raste, në Fushë Kruje 15 raste dhe në Bubq 2 raste. Kjo është shpërndarja e të infektuarve të cilat kanë lidhje me vatrën në fasonerisë në Krujë. Të gjitha rastet po trajtohen në shtëpi, përjashtuar 3 persona që janë shtruar në infektivin në Tiranë për një trajtim më të specializuar pasi gjendja e tyre u agravua me kalimin e ditëve."- tha Drini Mashës pjesëtar i Shtabit të Emergjencave në Bashkinë e Krujës.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30