Wake Up/ FaceApp-i, aplikacioni trend që ju “ndryshon” gjininë po ju vjedh privatësinë
19/06/2020 11:36

FaceApp është një aplikacion rus i cili ka bërë që të fiksohen shumë njerëz. Kohë më parë trendi që pushtoi rrjetet sociale ishte se si do të dukeshim kur të plakeshim. Ndërsa fiksimi i momentit është se si dukemi nëse ndryshojmë gjininë me opsionin "gender swipe". Në fakt ky aplikacion është krijuar që në vitin 2017 por vetëm kohët e fundit ka pasur një përdorim të gjerë jo vetëm nga njerëz të zakonshëm por edhe nga personazhe publike. Duket se jo vetëm fansat por edhe portalet në Shqipëri kanë treguar interes për të parë se si do të dukeshin politikanët shqiptarë si Edi Rama, Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha, Erjon Veliaj apo shumë të tjerë nëse do të ishin gra. Po ashtu edhe në botë qarkullojnë foto të shumta në këtë aplikacion të politikanëve, aktorëve, këngëtarëve apo kujtdo tjetër që zotëron popullaritet. Por përtej kënaqësisë së të parit veten në versionin e kundërt, lind pyetja se sa të sigurta janë këto lloj aplikacionesh për fotot dhe të dhënat e tjera që ne kemi online? FaceApp lejohet të përdorë emrin tuaj apo ҫdo të dhënë tjetër që ne vendosim aty dhe mund të ruajë imazhin për shumë kohë pasi ne e kemi fshirë. Tomi Kallanxhi, ekspert IT tha se ndërkohë që ju argëtoheni me këtë aplikacion ai po ju vjedh të gjitha të dhënat tuaja që nga imazhi i fytyrës e deri te të dhënat e tjera identifikuese.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 18 Nëntor 2026
18/11 10:45
Specialisti imobiliar zbulon zonat ideale për të blerë shtëpi në Tiranë!/ Wake Up
18/11 10:28
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
18/11 10:15
Anila pa “shtrak-shtruk” brenda dhomës dhe vazhdoi serbes/ Wake Up
18/11 10:09
1 në 4 shqiptarë mbajnë antibiotik në shtëpi, eksperti: Shqëtësuese!/ Wake Up
18/11 09:56
Eksperti: Antibiotikët rimbursohen, por ka zvarritje në procedura!/ Wake Up
18/11 09:50
“Mjekët i përshkruajnë antibiotikët shpesh pa bërë teste”!/ Wake Up
18/11 09:49
Shqiptarët të fiksuar pas antibiotikëve, eksperti rrëfen arsyet!/ Wake Up
18/11 09:35
Cila fjali e prindërve ju bezdiste dikur ndërsa sot e përdorni vetë?/ Wake Up
18/11 09:33
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
18/11 09:23
A e keni vënë re sa shpesh mirësia jonë nuk vihet re aspak?/ Wake Up
18/11 09:23
Robert Pattinson konfirmohet si James Bondi i ri!/ Wake Up
18/11 09:22
Mot me shira të dendur dhe probleme me përmbytjet në këto rajone…/ Wake Up
18/11 09:03
Kur është momenti i duhur për të veshur pizhamet?/ Wake Up
18/11 09:01
Wake Up – Emisioni i Plotë, 17 Nëntor 2026
17/11 11:12
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
17/11 10:57
Çajrat që duhet të konsumojmë në mëngjes…/ Wake Up
17/11 10:52
Nutricionisti: Gabimi me vezën, shumica heqin të verdhën dhe konsumojnë të bardhën!/ Wake Up
17/11 10:49
Nutricionisti: Çfarë duhet të zgjidhni mes një byreku dhe brioshi?/ Wake Up
17/11 10:43
Mëngjeset që nuk iu marrin aspak kohë janë këto!/ Wake Up
17/11 10:39