Wake Up/ Eva Alikaj: Unë jam Lola Blau, më e çliruar dhe më e pacipë
12/12/2019 11:39

Këtë fundjavë me datë 14 dhe 15 dhjetor në sallën e madhe të ArTurbina në Teatrin Kombëtar në orën 19:00 do të mbahet muzikali "Sot në Mbrëmje: Lola Blau" me autor Georg Kreisler, i cili në fakt është një rikthim pas 12 vitesh, pasi më herët Eva Alikaj erdhi "e veshur" si Liola Blau për herë të parë në vitin 2007, një rol ky që jo vetëm pati suksesin që komentohet edhe sot në bisedat për teatrin por u vlerësua dhe me çmimin Kult si aktorja e vitit më atë rol ku Eva Alikaj debuton edhe si regjisore. Ndaj ne ju propozojmë këtë fundjavë shfaqjen "Sot në Mbrëmje: Lola Blau", me interpretim të Eva Alikajt, që vjen nën tingujt e pianistit Herton Mikeli, si dhe interpretimin e aktorit Andon Koço. I shkruar nga George Krajlser, Lola Blau bën fjalë për një aktore çifute në vitin 1938 para Luftës së Dytë Botërore. Është koha kur Hitleri marshon në Austri. Çifutët në atë kohë në Austri e kishin më të lehtë, por sapo erdhi Hitleri situata u bë dramatike shumë shpejt. Ata që kishin para u larguan në Amerikë, pjesa tjetër u degdis në kampe përqëndrimi. Lola Blau është një kabaretiste. Sapo ka mbaruar shkollën dhe ka marrë emërimin e saj të parë në teatrin e Lincëz. Me naivitetin e një aktori dhe dashurinë për artin mendon që politika nuk ka lidhje me ta. Por i ndjen shume shpejt pasojat; e përzënë nga hoteli, detyrohet të shkojë në Zvicër ku mendon se do ta presë i dashuri, por nuk ndodh dhe Lola detyrohet të mbijetojë. Fillon të punojë në një klub nate në Zvicër, por policia zviceriane e përzë. Fati i jep një vizë për në Amerikë. Në fillimet e vështira punon në një klub nate ku bëhet një star dhe seks simbol i striptiz-it. Por nuk është e lumtur. Nuk i pëlqen jeta, i mungon dashuria dhe atdheu i saj. Bie në depresion, të cilin e mbyt në gotën e alkoolit. Një telefonatë që i bën i dashuri i saj që sapo ka dalë nga kampi i përqendrimit e kthen Lolën më 1945 në Vjenë. Shpreson se gjërat kanë ndryshuar, por gjen një realitet të hidhur. Në fund ajo degradon, është pesimiste, nuk ka asnjë iluzion dhe përfundon duke punuar në një kabare të vogël.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 25 Shtator 2026
25/09 10:36
“Kur shohin vajza të bukura thonë kushedi kush e mban këtë”/ Wake Up
25/09 10:23
Ish-banorja e BBV4: Nuk shoh lekët tek partneri, gjërat do t’i ndërtojmë bashkë/ Wake Up
25/09 10:20
“Çunat janë bërë princesha”, Livia dhe Anxhelo: Mashkulli duhet t’i shkojë vajzës/ Wake Up
25/09 10:17
Ish-banorja e BBV4; Po e vuaj sinqeritetin në lëkurën time, nuk bëj intriga!/ Wake Up
25/09 10:15
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
25/09 10:12
Ish-banorja e BBV4: Jam kundra njohjes në rrjete sociale, nuk i jap mundësi askujt!/ Wake Up
25/09 10:11
Ku njihet sot partneri i jetës? Ish-banorja e BBV4 dhe aktori zbulojnë ç’ndodh/ Wake Up
25/09 10:05
Aktori rrëfen si njohu partneren: Një muaj e gjysmë e mezi më pranoi ta takoja!/ Wake Up
25/09 10:05
Olesia Leço: Merruni me fëmijët, mendojmë vetëm tek pragu jonë!/ Wake Up
25/09 09:44
Rea dhe Drini “shtrak-shtruk” shumë me njëri-tjetrin/ Wake Up
25/09 09:37
Sazan Guri: Ka gjyshe që nuk përkëdhelin nipërit, ka rënë zonjëllëku!/ Wake Up
25/09 09:36
Sazan Guri: Është e rëndësishme me kë pi kafen e mëngjesit për tre arsye/ Wake Up
25/09 09:34
Sjelljet toksike që të “helmojnë” ditën, Olesia Leço tregon veprimet e gabuara!/ Wake Up
25/09 09:33
Çfarë të bën të humbasësh menjëherë respektin për dikë?/ Wake Up
25/09 09:17
Të dua si bima që nuk çel kurrë, por mban brenda vetes dritën e luleve të fshehura…/ Wake Up
25/09 09:08
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
25/09 09:07
Moti sot sjell reshje, shtrëngata dhe dëborë në zonat malore!/ Wake Up
25/09 09:07
Wake Up – Emisioni i Plotë, 24 Shtator 2026
24/09 10:25
Ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e shohin shtëpinë si një ëndërr/ Wake Up
24/09 10:18