Wake Up/ Eugena Tomini: Rasti i foshnjës me COVID. Babai i sapoardhur nga një vend Evropian
03/07/2020 10:43

Është shënuar dhe rasti i parë që një foshnje vetëm 2 muajshe rezulton e infektuar me COVID-19. Foshnja është është shtruar në spitalin infektiv dhe aktualisht është në trajtim mjekësor. E pyetur për gjendjen e foshnjës sot në mëngjes dhe çfarë konkluzionesh kanë dalë nga hetimi epidemiologjik i rastit në fjalë Eugena Tomini, Shefe e Inteligjencës Epidemiologjike në Institutin e Shëndetit Publik informoi se: "Foshnja ka paraqitur temperaturë shumë të lartë dhe me shenja shumë të pakta respiratore. Foshnja është paraqitur në spitalin infektiv në pediatri për të kërkuar trajtim dhe ndërkohë rasti është nën hetim epidemiologjik nisur nga disa karakteristika të këtij rasti; babai sapo ka ardhur nga një nga shtetet e Evropës dhe ndërkohë po hetohet edhe për lidhjen epidemiologjike të nënës. Një hetim i hollësishëm po bëhet në këtë rast për të dy prindërit pasi foshnja ka qëndruar shumë më gjatë me nënën për shkak se është një foshnje 2 muajshe dhe duke qenë një periudhë e lehonisë kontakti ka qenë më së shumti vetëm me nënën. Pra është në hetim e sipër rasti në fjalë"- tha Tomini.

Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00
Fituesit e lojërave për sot në Wake Up!
20/11 10:34
Ku po ruhen të dhënat e nxënësve nga survejimi me kamera?/ Wake Up
20/11 10:33
“Smart City”, gazetari: Janë konstatuar mangesi në mbrojtjen e të dhënave!/ Wake Up
20/11 10:20
Sa po gjen zbatim “Smart City” në shkolla!/ Wake Up
20/11 10:13
Kamerat në shkolla, siguri apo dhunim i privatësisë?/ Wake Up
20/11 10:12
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:53
Baçi është trim, por e ka tmerr “shtrak-shtruk”!/ Wake Up
20/11 09:48
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:48
Kush jeni dhe nga po na ndiqni sot në mëngjes?/ Wake Up
20/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
20/11 09:23
Zgjidhe me kujdes mallkimin tënd: ditë të mërzitshme apo ditë plotë emocione/ Wake Up
20/11 09:16
Proteinat dhe plakja, çfarë tregon studimi i 350-të?/ Wake Up
20/11 09:07
Mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe të izoluara shiu. Ulen temperaturat/ Wake Up
20/11 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14