Wake Up/ Eugena Tomini ISHP: COVID po prek edhe moshat 30-40 vjeç
03/07/2020 10:43

Edhe ditët e para të muajit korrik kanë regjistruar shifra të larta përsa i përket të infektuarve me Covid 19 në vendin tonë, por nga ana tjetër fatkeqësisht edhe humbje jete. Vetëm në 24 orët që lamë pas kanë ndërruar jetën nga koronavirusi, tre pacientë të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, por ajo që është shqetësuese është ulur mosha e të prekurve por edhe viktimave. Në fakt këto shifra të larta që po përjeton vendi, autoritetet i kanë argumentuar me faktin se kjo ka ardhur si pasojë e masave lehtësuese e nga ana tjetër edhe e mos respektimit të rregullave. Ditët e fundit jo vetëm është rritur apeli i mjekëve për respektimin e rregullave të higjienës dhe distancimit fizik, por vazhdon të përcillet mesazhi se duhet të përdoren maskat, në mënyrë të veçantë në ambientet e mbyllura, në ambientet e institucioneve shëndetësore apo edhe në të gjitha ato subjekte ku nuk rruhet dot distanca të paktën 1.5 metra. Por çfarë po ndodh në Shqipëri, a mos ndoshta faza që po kalojnë lidhet me pikun e rasteve të cilin menduam se e kaluam javë më parë. Eugena Tomini, Shefe e Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP se korovairuset janë viruse që lënë një imunitet të pjesshëm. Nëse ne kalojmë një imunitet pasiv, pra nëse na zë virusi dhe ne imunizohemi në mënyrë të pjesshme kjo nuk e përjashton mundësinë e infektimit edhe gjatë sezonit të dimrit, ndaj mjekët flasin për një valë të dytë të epidemisë në sezonit dimëror. "Vala e dytë ka një projeksion që mund të jetë një valë e dytë pasi nuk dihet nëse dy viruset ai i gripit dhe i COVID do influencojnë me njëri-tjetrin apo do predominojë COVID krahasuar me virusin e influencës."- tha Tomini. Por shefja e Inteligjencës së Epidemiologjike në ISHP evidentoi faktin se gjatë këtyre 5 javëve rastet në rritje të konfirmuarve pozitivë janë tregues se virusi vazhdon të ketë virulencë të lartë, madje dhe te moshat e reja. "Kemi raste që kanë shfaqur shenja klinikë që shkon dhe te mosha 30-40 vjeç raste që kanë pasur dhe nevojë hospitalizimi dhe aktualisht janë duke u trajtuar në spitalin infektiv dhe jo të gjithë janë me komplikacione sekondare. Kjo do të thotë se ka virulencë dhe ashpërsi në shfaqjen e shenjave klinike".

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46