Wake Up/ Është dyfishuar kërkesa për biçikleta. Izolimi solli bum shitjesh në Shqipëri
19/10/2020 11:30

Në rrethanat e pandemisë, kur të gjitha vendet, përfshirë Shqipërinë, u izoluan për një periudhë të gjatë, automjetet nuk lejoheshin dhe kur koha e lejes për pazar ishte shumë e ngushtë, njerëzit gjetën si zgjidhje të domosdoshme biçikletën. Në Tiranë kur del rrugëve duket qartë rritja në masë e përdorimit të biçikletave në radhët e të gjitha moshave. Të paktën në Tiranë ku janë shtuar së fundmi korsitë e biçikletave në një kohë të shkurtër, kjo duket se lidhet drejtpërdrejtë me një rritje të kërkesës për biçikleta në treg. Shumë njerëz, që i mbanin biçikletat prej vitesh nëpër ballkone apo bodrume, dhe që për vite të tëra nuk i përdornin, i shpluhurosën ato dhe i çuan për riparime tek ustallarët, si zona e Pazarit të Ri, ndërsa një pjesë tjetër u derdh nëpër dyqane për të blerë biçikleta thuajse për të gjithë familjen. Që në muajin maj u vu re trefishimi i importit të biçikletave në Shqipëri, por që ende nuk arrin të plotësojë nivelin e lartë të kërkesës në treg. Ndërkohë tregu global i biçikletave është vlerësuar 51, 44 mld dollarë me një rritje prej 4,44 mld dollarë nga viti 2018. Sipas parashikimeve globale, ky treg deri në 2024 pritet të rritet me 7,78%. Të ardhurat nga tregu i biçikletave në Evropë pritet të trefishohen deri në fund të vitit 2020 krahasuar me dy vjet më parë. Gjermania është deri tani tregu më i madh i biçikletave në Evropë, me 1.36 milionë biçikleta elektrike të shitura në vitin 2019 – më shumë se dyfishi i numrit krahasuar me tre vjet më parë. Për krahasim, 3.6 milionë makina u shitën në vend vitin e kaluar, dhe tregu ka rënë 35% në gjysmën e parë të vitit 2020. Sipas Federatës së Çiklistëve Evropianë, bllokimi prej pandemisë bëri që autoritetet në 32 nga qytetet më të mëdha të Bashkimit Evropian të bëjnë përmirësime të planifikuara. Belgjika, Danimarka dhe Hollanda janë pionierë të korsive të shpejta të krijuara për pedaluesit

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46