Wake Up/ Ermal Hasimja: Mendësia e notës qyl dhe kopjimit në arsim e ka një zgjidhje konkrete
08/07/2020 10:59

Ndryshe nga provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, maturantët e gjimnazeve dolën më të qetë dhe të sigurt nga testi i Matematikës për faktin e thjeshtë se shkalla e vështirësisë së provimit të dytë dhe koha e shtuar në dispozicion për ta kryer testin e matematikës ishte "mekanizmi" që Ministria e Arsimit vuri në punë për të sheshuar debatin dhe problematikat e mëdha në arsim, që kësaj radhe i nxori në pah debati për testin e letërsisë ose më qartë, ai "Turi që na hoqi trurin". Por pavarësisht "mekanizmave që gjen shtetit, duhet thënë se fatmirësisht zërat për të ngritur një debat të shëndoshë mbi problematikat reale që ka sistemi ynë arsimor nuk janë shuar. "Shqipëria ka një mjedis arsimor që vuan në mendësi përpara se të vuajë në investime e cilësi. Meraku madhor i shumicës është të marrin nota të mira, duke harruar se “liberalizimi” i notave të mira u prish punë më të mirëve. Prindërit duan nota të mira për egon e tyre dhe për studimet gjysëm-qyl në shtet dhe nxënësit për të përligjur imazhin që prindërit kanë për ta. Shumica e shkollave i përshtaten kësaj kërkese dhe dhurojnë nota. Edhe shteti e bën në maturë. Të gjithë janë të lumtur deri sa dalin rezultatet e PISA-s ose derisa shkohet në universitet ku pedagogët po kthehen në mësues gjimnazi. Shqiptarët përpiqen të bëjnë hile me notat e shkollës njësoj siç hyjnë pa radhë në dyqan, futen me makinë në kah të kundër e bllokojnë rrugën në Rradhimë, vjedhin energjinë elektrike, shkatërrojnë mjedisin e ua vjedhin fëmijëve të vet në të ardhmen, etj, etj. Fiktiviteti i sistemit arsimor shkaktohet nga egoja e sëmurë e shqiptarëve për “ekselencë” dhe sidomos nga nevoja për akses në universitetet publike. "- shkruan pedagogu, Ermal Hasimja i cili në fakt ka prekur pikërisht atë që mund ta etiketojmë edhe si "thembra e Akilit" në të gjitha nivelet e sistemit tonë arsimor. Por a ka një zgjidhje për këtë problem? Ermal Hasimja thotë se mjafton një nismë për t'i hapur rrugë zgjidhjesh...Por cila është ajo? Hasimja propozon: Provim digjital hyrës nga Universitetet Publike duke shmangur totalisht fiktivitetin e mesatares në gjimnaz dhe në maturë. Por siç theksoi ai mungon vullneti për ta bërë një gjë të tillë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30