Wake Up/ Epidemiologu Ilir Alimehmeti: Shqipëria nuk e ka pasur pikun e epidemisë. Ja pse?
13/04/2020 11:16

Java që lamë pas duket se ka qenë shumë optimiste përsa i përket numrit të rasteve të reja me Kovid-19, të cilat në fakt nuk kanë të larta nëse bëjmë një krahasim me javët e mëparshme. A e ka kaluar më e keqja për Shqipërinë dhe piku i rasteve?. Dr. Ilir Alimehmeti, epidemiolog klinik, tha se nga të dhënat zyrtare duket sikur vendi ynë nuk e ka pasur një pik të virusit Sars-Kov2 "Nëse ne shohim të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, Shqipëria nuk ka pasur një pik të vërtetë sepse këto të dhënat janë pak a shumë njësoj por nëse duke iu referuar këtyre të dhënave mund të themi se prej datës 6 prill, ka filluar një rënie e lehtë e rasteve aktive. Por kjo varet shumë nga metodologjia e përdorur për gjetjet e këtyre rasteve sepse dihet që ne nuk po ndjekim një politikë të gjetjeve të rasteve në komunitet pra të shkojmë të bëjmë testime në zona të caktuara dhe të testojmë masivisht por ndjekim politikën e gjurmimit epidemiologjik."- tha ai. Në fakt gjatë gjithë këtyre ditëve pavarësisht argumenteve të ndryshme mes epidemiologëve, mjekëve infeksionistë se a duhet të vazhdojë karantina, a duhet të jenë kaq kufizuese masat, ka pasur një mendim të njëjtë: Shqipëria pritet që gjatë këtyre javëve të ketë një rënie të kurbës së rasteve, duke shkuar ndoshta në fillim të majit vetëm me raste sporadike. Por si paraqitet situata, a duhet të vazhdojmë të tregojmë një kujdes maksimal dhe sa do të na duhet të bashkëjetojmë me këtë situatë? Këto pyetje por edhe të tjera i diskutuam gjithashtu këtë mëngjes me Dr. Shk. Ilir Alimehmeti, epidemiolog klinik, Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30