Wake Up/ Epidemiologët: Situata e Kovid është e stabilizuar. Distancimi social e mbajti në kontroll
03/04/2020 11:39

Numri i të infektuarve me Kovid19 tashmë në vendin tonë sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së shëndetësisë ka shkuar në 277 persona, ndërkohë që ditën e djeshme ka humbur jetën edhe një person duke e çuar numrin e viktimave në 16 persona. Në fakt që prej nisjes së masave të marra, distancimit social, mbylljes së një pjese të madhe të aktiviteteve publike dhe private, vendosjes së një orari të kufizuar për blerjet e nevojshme, duket se situata në vend nga ajo që raportojnë specialistët është e stabilizuar, me një rritje graduale të rasteve. Por a e ka arritur Shqipëria, pikun e rasteve dhe kur do të fillojë të kemi një ulje të numrit të infektuarve? A mund të kemi një rikthim të rasteve nëse do të fillojmë të dalim nga izolimi?Këto janë pyetjet më të shpeshta që po bëhen çdo ditë, por si e vlerësojnë epidemiologët këtë situatë, kur tashmë kemi hyrë në muajin prill dhe jemi gati një muaj nën efektin e masave të marra. Ne ishim në një lidhje Skype me doktor, Dritan Ulqinaku, epidemiolog pranë Institutit të Shëndetit Publik. Ai tha se: "Epidemia e Kovidit në Shqipërinë është në një linjë stabël të numrit të rasteve të shfaqur. Është brenda kufijve të menaxhueshëm. në raport me botën ne e kemi në nivele të lehta nivelin e vdekshmërisë, por mund të ndodhë që nj ditë e vetme të bëjë ndryshim e shifrave. Në mesin e epidemisë nuk bëjmë dot një analizë sesi u menaxhua apo sesi ka qenë raporti i vdekshmërisë. Rëndësi ka që deri tani kjo situatë është e menaxhueshme. Përsa i përket testeve të Kovid-19 konfirmoj që janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Fatmirësisht një pjesë e mirë e qyteteve nuk janë akoma të kontaminuar. "-tha Ulqinaku. Por sa do të zgjasë kjo epidemi në gjykimin e tij? "Unë e lidh më eksperiencën e virusit të gripit. Nëse e krahasojmë ose do të ketë të njëjtën sjellje ky virus i ri me at të gripit, vala e epidemisë së gripit luhatet nga 10-15 javë, nuk e kemi gjatë rritjes së temperaturave por rikthehet sërish në dimër. Shpresojmë që Kovid 19 t'i ngjasojë virusit të gripit në sjellje. Por duhet theksuar se Kovid-19 është një virus i ri dhe ne akoma nuk e dimë sesi do të sillet ai në stinën e verës. E vetmja gjë që dimë me saktësi është se distancimi social e mban nën kontroll".

“Shqiptarët preferojnë seks të pambrojtur, ja çfarë u pëlqen!”/ Wake Up
25/07 10:36
Sëmundjet seksuale që tregojnë se partneri ju ka tradhëtuar!/ Wake Up
25/07 10:29
Gjinekologu ndan 5 këshilla: Ndaloni sapunët për vaginën, mos mbani të brendshme natën dhe…/ Wake Up
25/07 10:25
Gardnerella, sëmundja seksuale që po haset më shpesh në Shqipëri!/ Wake Up
25/07 10:21
Vera shton sëmundjet seksuale, mjeku: Çfarë po i dëmton organet gjenitale?/ Wake Up
25/07 10:13
Tirana College of Technology, oferta më e mirë për të rinjtë shqiptarë!/ Wake Up
25/07 10:13
Akademiku zbulon ritet për një dolli të vërtetë! Ja si funksionon…/ Wake Up
25/07 10:04
“Dollia nuk ka të bëjë me sasinë e alkoolit që pijmë, nuk duhet të na rrëmbejë”/ Wake Up
25/07 10:04
Çdo të thotë të ngrejnë një dolli për ty?/ Wake Up
25/07 09:57
Çfarë është dollia dhe cili është qëllimi i saj? Akademiku: Kulmi i emocionit të sofrës/ Wake Up
25/07 09:56
Si ndryshojnë dollitë nga një krahinë e Shqipërisë tek tjetra? Skrapari, Gramshi, Përmeti…/ Wake Up
25/07 09:46
Çfarë nuk keni bërë asnjëherë?/ Wake Up
25/07 09:45
Dilema/ Moderatoret e Wake Up përballë pyetjeve të Blendi Salaj/ Wake Up
25/07 09:26
Kush ishte “e paftuara” sot në Wake Up?
25/07 09:25
“Super Bebe”, embrioni që kushton 2.500 $ filtrohet nga të gjitha sëmundjet/ Wake Up
25/07 09:19
Moti/ Fundjava më e nxehtë e muajit, temperatura deri në 43 gradë C/ Wake Up
25/07 09:15
Pedagogia: Nuk mbeti tualet pa parë e treguar, shkak Instagrami/ Wake Up
24/07 10:38
Moderatorja: Dikur ndaja çdo gjë në Instagram, më përndoqën! Tani ruhem…/ Wake Up
24/07 10:30
Pse nuk duhet të postojmë në Instagram kur jemi me pushime?/ Wake Up
24/07 10:29
TIKO-TAKO/ Jerina nga Tirana dhe Rina nga Fushë-Kruja konkurrojnë, kush fitoi?/ Wake Up
24/07 09:53