Wake Up/ Epidemiologe Adela Vasili: Gjurmimi në terren i Kovid-19. Si po bëhet testimi në shtëpi
10/04/2020 10:31

Adela Vasili, epidemiologe ISHP është pjesë e ekipeve që kanë dalë tashmë në terren dhe kryejnë identifikimin dhe testimet e personave të dyshuar që mund të jenë prekur nga Kovid-19. Në një lidhje skype epidemiologia Vasili na tregoi sesi bëhet gjurmimi në terren nga ekipet e Institutit të Shëndetit Publik. "Duke krahasuar shifrat në Shqipëri nuk kemi ato shifra që kanë vendet e tjera të botës. Dhe kjo falë punës dhe gjurmimit në terren të rasteve të dyshuara"- tha ajo. Po si është procedura dhe protokolli që ndjekin këta epidemiologë në terren? "I gjithë procesi i ndjekjes së vatrave bëhet nga mjekët epidemiologë të njësive vendore të shëndetësisë. Janë ata që në bazë të protokolleve që ISHP-ja ka përgatitur për ndjekjen e vatrave bëjnë identifikimin e personave të prekur. Në momentin që këta epidemiologë identifikojnë një vatër të përhapjes së Kovid-19 fillon menjëherë puna për marrjen në kontakt të gjithë personave të cilët janë të përfshirë në këtë vatër duke filluar nga kontaktet e ngushta që janë familjarët dhe deri te kontaktet më të largëta që kanë të bëjnë me vendin e punës ose me persona që kanë pasur kontakt gjatë periudhës së inkubacionit të sëmundjes."- shpjegoi epidemiologia zingjirin që ndiqet për të identifikuar personat që mund të jenë të prekur.

Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00
Fituesit e lojërave për sot në Wake Up!
20/11 10:34
Ku po ruhen të dhënat e nxënësve nga survejimi me kamera?/ Wake Up
20/11 10:33
“Smart City”, gazetari: Janë konstatuar mangesi në mbrojtjen e të dhënave!/ Wake Up
20/11 10:20
Sa po gjen zbatim “Smart City” në shkolla!/ Wake Up
20/11 10:13
Kamerat në shkolla, siguri apo dhunim i privatësisë?/ Wake Up
20/11 10:12
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:53
Baçi është trim, por e ka tmerr “shtrak-shtruk”!/ Wake Up
20/11 09:48
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:48
Kush jeni dhe nga po na ndiqni sot në mëngjes?/ Wake Up
20/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
20/11 09:23
Zgjidhe me kujdes mallkimin tënd: ditë të mërzitshme apo ditë plotë emocione/ Wake Up
20/11 09:16
Proteinat dhe plakja, çfarë tregon studimi i 350-të?/ Wake Up
20/11 09:07
Mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe të izoluara shiu. Ulen temperaturat/ Wake Up
20/11 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14